Sport

Handanovic nuk paraqet më siguri, Interi mendon si zëvendësues portierin që u pezullua për doping

30 Gusht 2021, 09:01 Nga DOSJA
Handanovic nuk paraqet më siguri, Interi mendon si zëvendësues

ITALI – Samir Handanovic bëri një gabim që i kushtoi Interi pësimin e golit kundër Veronës, me zikaltërit që arritën të përmbysnin rezultatin vetëm në pjesën e dytë. Portieri slloven nuk paraqet më siguri për portën dhe Interi po kërkon për zëvendësuesin e tij.

Mediat italiane raportojnë se zikaltërit kanë si preferencë të parë Andre Onana portierin e Ajax. Onanas i mbaron kontrata në 2022 dhe drejtuesit e Interit po shqyrtojnë mundësinë për ta transferuar me parametra zero. Edhe portieri 25 vjecar raportohet se ka shprehur pëlqimin për tu transferuar në Milano.

Onana ka edhe një të shkuar të errët me dopingun, pasi pak kohë më parë u pezullua për një vit për shkak se kishte marrë substanca të ndaluara.

E.GJ (Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

sport sport andre onana inter andre onana inter

Sondazh

Poll