Sport

Zhgënjim në lojë dhe rezultate, Juventusi mendon të rikthejë mesfushorin nga Barcelona

30 Gusht 2021, 07:24 Nga DOSJA
Zhgënjim në lojë dhe rezultate, Juventusi mendon të

ITALI – Juventusi ka zhgënjyer në dy ndeshjet e para të kampionatit, teksa ka arritur të marrë vetëm një pikë. Por nuk janë vetëm rezultatet që mungojnë tek bardhezinjtë, por edhe loja.

Kjo ka bërë që trajneri Massimiliano Allegri të vihet në lëvizje për të afruar në skuadër një mesfushor. Sipas mediave italiane, nga ana e Juventusit po mendohet të rikthehet në Torino Miralem Pjanic.

Mesfushori boshnjak ka qenë më parë pjesë e Juventusit por u transferua tek Barcelona pasi u shkëmbye kokë më kokë me Arthur. Pjanic nuk bën pjesë në planet e Barcelonës dhe Juventusi po punon që ta transferojë që këtë merkato.

E.GJ (Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

sport sport barcelona juventus miralem pjanic barcelona juventus miralem pjanic

Sondazh

Poll