Sport

1000 euro bileta për ta parë titullar, Messi luan vetëm 25 minuta

30 Gusht 2021, 07:42 Nga DOSJA
1000 euro bileta për ta parë titullar, Messi luan vetëm 25 minuta

FRANCE – Leo Messi bëri dje debutimin me PSG kundër Reims. Argjentinasi nuk e nisi titullar por u fut në lojë duke zëvendësuar Neymar në minutën e 66.

Publiku ishte i ngazëllyer për të parë treshen Messi, Neymar, Mbappe në aksion por në fund u kënaq vetëm me Messi dhe Mbappe me këtë të fundit që shënoi të dy golat e fitores për PSG. Në tribunën VIP të stadiumit të Reims nuk ishin edhe aq të lumtur, jo për humbjen e ekipit të tyre por ngaqë nuk panë që nga minuta e parë Messin në fushë.

Kjo për faktin se sipas mediave franceze bileta në tribunën VIP gjatë ndeshjes Reims-PSG kushtonte 1000 euro.

E.GJ (Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

sport sport leo messi psg leo messi psg

Sondazh

Poll