Sport

GP Spa një farsë, përgjysmohen pikët. Verstappen fitues në “tavolinë”

29 Gusht 2021, 18:13 Nga DOSJA

BELGJIKE – Shiu ndaloi F1. Shumë ujë në Spa dhe Grand Prix i Belgjikës rregjistroi një turp i vërtetë. Ajo pas makinës së sigurisë, e cila zgjati 2 xhiro para flamurit të kuq për të vazhduar nëpër “pit-stop” për 3 orë e 17 minuta, nuk mund të përkufizohet si një garë.

Ishte thjeshtë për të pasur një rezultat, ku pikët u përgjysmuan. Në Spa nuk kishte asnjë ndeshje. Nga pikëpamja e publikut, me pak fjalë, Grand Prix i Belgjikës ishte një farsë..

Fitorja e kësaj pseudo-gare i shkoi pilotit holandez të Red Bullit, Max Verstappen, i cili përfitoi 12.5 pikë dhe 5 pikë më tepër se Lewis Hamilton, që u rendit i treti pas George Russell.

Rendi i mbërritjes së 10 më të mirëve plotësohet nga Daniel Ricciardo, Sebastian Vettel, Pierre Gasly, Esteban Ocon, Charles Leclerc me Ferrari, Nicholas Latifi dhe Carlos Sainz me kokëkuqen e dytë.

B.T (Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

sport sport grand prix i belgjikës lewis hamilton max verstappen pilotit holandez të red bullit pseudo-gare grand prix i belgjikës lewis hamilton max verstappen pilotit holandez të red bullit pseudo-gare

Sondazh

Poll