Sport

VIDEO/ Fitore me polemika, një 19-vjeçar nderon Manchester United në përballjen ndaj Wolves

29 Gusht 2021, 18:21 Nga DOSJA
VIDEO/ Fitore me polemika, një 19-vjeçar nderon Manchester United

ANGLI– Manchester United ia ka dalë të marrë një fitore të rëndësishme në javën e tretë të Premier League. Një gol në minutën e 80′ i dhuroi suksesin “Djajve të Kuq” kundër Wolves, me takimin që përfundoi 0-1.

Ka qenë 19-vjeçari Greenwood që ka vendosur ndeshjen e luajtur në Molineux Stadium,pavarësisht se vendasit pretenduan për për një faull të Pogba-s ndaj Ruben Neves.

Një pjesë e madhe e meritës për fitoren i shkon edhe portierit De Gea.Spanjolli, në fakt, ka bërë dy pritje të njëpasnjëshme të pabesueshme 15 minuta para se të vinte goli i talentit anglez.

E.Ç (Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

sport sport manchester united wolves manchester united wolves

Sondazh

Poll