Sport

Burnley prezanton blerjen e re, lojtari pozon me sponsorin në vend të klubit

29 Gusht 2021, 18:16 Nga DOSJA

ANGLI – Skuadra angleze e Burnley-it firmosi sot me Maxwell Cornet, por gjërat nuk kanë shkuar aspak mirë për lojtarin.

Në foton e tij zyrtare me fanellën e re Cornet ka pozuar duke vënë në dukje logon e sponsorit të fanellës dhe jo të klubit.

Kjo gjë ka bërë shumë zhurmë në rrjetet sociale, të cilat nxituan ta bëjnë virale këtë foto.

Gjithsesi ky nuk është rasti i parë kur lojtarët po ngatërrojnë logot e sponsorëve me ato të klubeve të cilat shpesh nëpër fanella po ndryshojmë vendet pikërisht edhe për këto ngatarresa si një lojë marketingu për tu ekspozuar sa më shumë.
B.T (Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

sport sport

Sondazh

Poll