Sport

VIDEO / Roberto dhe Depay rikthejnë Barçën tek fitorja

29 Gusht 2021, 16:58 Nga DOSJA
VIDEO / Roberto dhe Depay rikthejnë Barçën tek fitorja

SPANJE – E ka filluar me vrrull Barcelona ndeshjen e kësaj jave në La Liga përball Gedafes duke kaluar që në minutën e 2-ë në avantazh.
Sergi Roberto ishte autori i golit për katalanasit pasi u shërbye nga Jordi Alba në një aksion të shpejtë të Barçës.

Megjithatë nuk ka shkuar shuë gjatë entuzjazmi i vendasve sepse Getafe gjen golin e barazimit në minutën e 19-të.

Sandro Ramirez ishte autori i golit për skuadrën mike që ërkohësisht i coi shifrat në 1-1.
Gjithësesi brenda mbylljes së pjesës së parë Barcelona gjen sërish avantazhin. Memphis Depay shënon në minutën e 30-të duke rikthyer qetësinë tek rradhët e skuadrës së tij.

Në pjesën e dytë nuk ka patur thuajse asgjë për t’u shënuar, shifrat mbetën të njëjtat me ato të 45 minutave të para që i japin fitoren e dytë Barcelonës në këto tre javë të La Ligas.
B.T (Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

sport sport

Sondazh

Poll