Sport

Fërshëllima dhe zhgënjim pas ndeshjes me Empolin, vetëm katër lojtarë u kërkojnë falje tifozëve të Juves

29 Gusht 2021, 17:03 Nga DOSJA
Fërshëllima dhe zhgënjim pas ndeshjes me Empolin, vetëm

TORINO-Nuk është e vështirë të imagjinohet. Tifozët e Juventusit ëndërronin një tjetër ndeshje pas një viti e gjysmë me dyer të mbyllura.Një shije e hidhur që çoi në reagimin e pashmangshëm të tifozëve. Më e natyrshme, në këto raste: një sasi e madhe fërshëllimash që shoqëruan daljen e lojtarëve të Juves nga fusha si në fund të pjesës së parë ashtu edhe në fund të ndeshjes.

Disa lojtarë të Juventusit e kanë kuptuar veçantinë e momentit: duke parë tifozët e tyre në sy pas një viti e gjysmë dhe duke u paraqitur me një humbje kundër një skuadre që këtë vit është bërë pjesë e Serie A.

Në fund të ndeshjes, katër lojtarë përshëndetën tifozët. Danilo, Bonucci dhe Dybala ishin të vetmit që kaluan nën pjesën ku qendrojë ultrasit, me Moratan që bëri të njëjtën gjë por duke u ndalur disa metra prapa.Një gjest që të pranishmit në stadium e vunë re dhe e vlerësuan si një shenjë të lidhjes me fanellën.

 

Danilo (first) then Bonucci and in the end Dybala (and Morata from far away). They all apologised at the end of the game for the bad performance against Empoli ⚫️⚪️ pic.twitter.com/zJyQAuPjBK

— Around Turin (@AroundTurin) August 29, 2021

E.Ç (Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

sport sport dybala empoli juventus dybala empoli juventus

Sondazh

Poll