Aktualitet

Aksidenti në Dajt, policia jep njoftimin zyrtar: Makina doli nga rruga, drejtuesi dhe pasagjerja janë në spital

29 Gusht 2021, 15:56 Nga DOSJA
Aksidenti në Dajt, policia jep njoftimin zyrtar: Makina doli nga rruga,

TIRANË– Policia e Tiranës ka publikuar njoftimin zyrtar në lidhje me aksidentin e regjistruar pasditen e sotme në Dajt. Sipas njoftimit bëhet me dije se mjeti me drejtues personin me iniciale A. Ll., 33 vjeç, ka humbur kontrollin e mjetit, duke dalë nga rruga. Si pasojë është dëmtuar drejtuesi i mjetit dhe pasagjerja në mjet, vajza me inicialet J. J., 22 vjeçe, të cilët ndodhen në spital.

Njoftimi i policisë Tiranë:

Më datë 29.08.2021, rreth orës 17:10, afër hyrjes së Parkut të Dajtit, shtetasi A. Ll., 33 vjeç, ka humbur kontrollin e mjetit, duke dalë nga rruga.

Si pasojë është dëmtuar drejtuesi i mjetit dhe pasagjerja në mjet shtetasja J. J., 22 vjeçe, të cilët ndodhen në spital, nën kujdesin e mjekëve, paraprakisht jashtë rrezikut për jetën. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

(F.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet aksident ne dajt aksident ne dajt

Sondazh

Poll