Aktualitet

Deri në 183 km/h në Bypassin e Fierit! Prangosen 11 drejtues mjetesh në 24 orët e fundit, u kapën të dehur dhe me shpejtë

29 Gusht 2021, 15:34 Nga DOSJA
Deri në 183 km/h në Bypassin e Fierit! Prangosen 11 drejtues mjetesh

TIRANË– 11 drejtues mjetesh dhe motomjetesh, nga të cilët 7 për drejtim mjeti në gjendje të dehur dhe 4 për drejtim mjeti pa leje drejtimi, janë vënë në pranga në 24 orët e fundit. Në njoftim e Policisë Rrugore bëhet me dije se në 24 orët e fundit janë pezulluar 60 leje drejtimi, nga të cilat 40 për shpejtësi mbi normat e lejuara, shpejtësi që varionin deri në 183 km/h në Bypassin e Fierit, 161 në rrugën interurbane Tiranë –Elbasan  në Bërzhitë dhe shpejtësi nga 135 deri në 149 në shumë akse të tjera të vendit. Ndërsa 20, për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit apo në gjendje të dehur. Gjithashtu mësohet se janë ndëshkuar me masë administrative, në të gjithë vendin, 1606 drejtues mjetesh, për shkelje që sjellin pasoja në jetën dhe shëndetin e përdoruesve të rrugës.

Njoftimi nga Policia e Shtetit

Fluks i lartë i automjeteve në akset rrugore nacionale në kthim nga  zonat bregdetare drejt Tiranës dhe Morinës. Policia e Shtetit ka shtuar shërbimet policore në të gjitha rrugët interurbane dhe urbane, duke angazhuar krahas shërbimeve të Policisë Rrugore edhe patrullat e Përgjithshme dhe Forcat “Shqiponjat”. Njëkohësisht në të gjitha rrugët interurbane Patrullat e Policisë Rrugore po monitorojnë qarkullimin me radarë e dronë dhe patrulla të lëvizshme të pajisura me kamera, aparatë fotografikë e alkooltestues. Gjatë 24 orëve të fundit nga shërbimet e Policisë Rrugore në të gjithë vendin janë arrestuar në flagrancë 11 drejtues mjetesh dhe motomjetesh, nga të cilët 7 për drejtim mjeti në gjendje të dehur dhe 4 për drejtim mjeti pa leje drejtimi .

Janë pezulluar 60 Leje drejtimi, nga të cilat 40 për shpejtësi mbi normat e lejuara, shpejtësi që varionin deri në 183 km/h në Baypassin e Fierit, 161 në rrugën interurbane Tiranë –Elbasan  në Bërzhitë dhe shpejtësi nga 135 deri në 149 në shumë akse të tjera të vendit  dhe 20 Leje drejtimi,për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit apo në gjendje të dehur, si dhe janë ndëshkuar me masë administrative, në të gjithë vendin, 1606 drejtues mjetesh, për shkelje që sjellin pasoja në jetën dhe shëndetin e përdoruesve të rrugës.

Policia e Shtetit  apelon për të gjithë përdoruesit e rrugës që të respektojnë rregullat e qarkullimit rrugor, të mos nxitojnë për të arritur në destinacion duke kryer parakalime të gabuara e manovra të rrezikshme në rrugë, të mos përdorin celularin gjatë drejtimit të mjetit, të mos drejtojnë mjetin nën efektin e alkoolit apo në gjendje të dehur, të vendosin rripin e sigurimit dhe kaskën mbrojtëse.    Ftojmë qytetarët që të denoncojnë në numrin 112 dhe në Komisariatin Dixhital, çdo shkelje të Kodit Rrugor, duke iu garantuar anonimat të plotë dhe një reagim të shpejtë dhe profesional.

(F.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet policia rrugore policia rrugore

Sondazh

Poll