Aktualitet

16 të shtruar në spitale, në gjendje të rëndë! Shënohen dy viktima të tjera nga Covid-19 në Shqipëri dhe 768 raste të

29 Gusht 2021, 14:58 Nga DOSJA
16 të shtruar në spitale, në gjendje të rëndë!

SHQIPËRI– Dy mijë e 492 viktima, 9 mijë e 23 raste aktive dhe 133 mijë e 125 të shëruar. Ky është bilanci i Covid-19 në vendin tonë që nga fillimi i pandemisë. në bilancin e 24 orëve të fundit, Ministria e Shëndetësisë bën me dije se janë regjistruar 2 humbje jete, një qytetar 69 vjeç nga Durrësi dhe një qytetar 72 vjeç nga Pogradeci.

Në 24 orët e fundit janë kryer 5460 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me Covid19, 768 qytetarë, në këto bashki: 219 raste në Tiranë, nga 62 raste në Shkodër, Vlorë, 51 në Lezhë, 48 në Durrës, 35 në Sarandë, 31 në Fier, 28 në Kavajë, 24 në Lushnje, 18 në Vau i Dejës, nga 17 raste në Kamëz, Elbasan, Peqin, 16 në Malësi e Madhe, 13 në Krujë, 10 në Kurbin, 8 në Berat, nga 7 raste në Gjirokastër, Divjakë, nga 6 raste në Gramsh, Pogradec, nga 5 raste në Poliçan, Kuçovë, Dibër, Rrogozhinë, Kukës, Has, Tropojë, 4 në Devoll, nga 3 raste në Mirdië, Shijak, Mallakastër, nga 2 raste në Cerrik, Dimal, Këlcyrë, Delvinë, Vorë, nga 1 rast në Mat, Patos, Selenicë, Himarë, Përmet, Memaliaj, Skrapar, Belsh.

Aktualisht janë 9230 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin. Në Spitalin Infektiv po marrin trajtim 96 pacientë, nga të cilët 16 janë në gjendje më të rënduar.  Janë shëruar 402 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 133,125 që nga fillimi i epidemisë.

Ministria e Shëndetësisë i bën apel qytetarëve të vaksinohen sa më parë, për të mbrojtur veten dhe njerëzit e afërt dhe për të frenuar përhapjen e virusit të rrezikshëm. Vaksinohuni në qendrën më të afërt të vaksinimit, sepse vaksinat antiCOVID reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet. Nëse dyshoni se jeni i prekur nga COVID19 apo keni shenja të sëmundjes, izolohuni menjëherë dhe kontaktoni me mjekun tuaj të familjes për t’u testuar ose telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin unik 127.

Statistika (29 Gusht 2021) 

Raste të reja ditore         768

Të shëruar në 24 orë       402

Të shtruar në spitale       96

Humbje jete në 24 orë     2

Testime ditore                 5460

 Testime totale            1,035,592

Raste pozitive             144,847

Raste të shëruara         133,125

Raste Aktive                    9230

Humbje jete                     2,492

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë             3281

Shkodër          1652

Vlorë               857

Fier                  696

Durrës             714

Lezhë              498

Elbasan           440

Berat               317

Gjirokastër       260

Korçë               229

Kukës              147

Dibër                 139

(F.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet koronavirusi ne shqiperi viktimat e koronavirusit ne shqiperi koronavirusi ne shqiperi viktimat e koronavirusit ne shqiperi

Sondazh

Poll