Aktualitet

Producente, studentë IT, punonjës agjensish! Afganët në Tiranë: Do të qëndrojmë këtu deri sa të marrim vizat në SHBA

29 Gusht 2021, 13:14 Nga DOSJA
Producente, studentë IT, punonjës agjensish! Afganët në

TIRANË– Afganët që do vijnë në Tiranë, sipas Ramës do të jenë nga fusha të ndryshme artistike, mes tyre dhe yje që kemi parë në Netflix. Mirëpo në Shqipëri kanë mbërrtur deri më tani vetëm producentë, gazetarë, ish-zyrtarë dhe studentë. Për ‘Faxnews’ ata janë shprehur të kënaqur me kushtet dhe akomodimin e ofruar dhe theksojnë se tashmë ndodhen të sigurtë.

Jo keq, është mirë këtu. Mendoj se do qëndrojë për rreth një javë. Kam ardhur vetëm familja ime është ende në Afganistan. Kam punuar si gazetare lokale në Afganistan dhe jam producente”, tha gazetarja afgane.

Një tjetër qytetar afgan tha se do të qëndrojnë në Shqipëri deri në daljen e vizës amerikane.

Këtu është shumë mirë, shërbimi që na kanë ofruar është shumë i mirë. Jemi shumë mirënjohës për mikpritjen që na keni ofruar. Do të qëndrojmë këtu deri sa të marrim vizat në ShBA. Kam ardhur me familjen time këtu. Atje kam punuar pranë një Agjensie për Mbrojtjen e Mjedisit”, u shpreh qytetari afgan.

Nga ana tjetër një djalë i ri, i cili ka ardhur vetëm pasi familjen e ka ende në Afganistan u shpreh se pas kaq kohësh ndihet në paqe dhe i sigurtë, pasi në Afganistan i dukej sikur do vritej për çfarëdolloj arsyeje.

“Ndihem shumë mirë , nuk mund ta shpreh ndjesinë. Pas kaq kohësh ndihem në paqe, ka qenë një kohë e gjatë që kur udhëtuam në Afganistan. Na duke sikur do vriteshim për çfarëdo arsyesh, dhe këtu ndihemi mirë. Nuk e di sa do rrimë këtu, varet nga zgjatja e procedurave për dokumentet. Unë isha IT kompjuteri, familja ime ndodhet në Afganistan”, tha një tjetër i intervistuar.

Deri më tani në vendin tonë janë strehuar 457 refugjatë afganë, 121 prej të cilëve në dy resorte hoteliere në Durrës dhe pjesa tjetër në ambientet e konvikteve të Qytet Studentit.

(a.b)/dosja.al

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet evakuimi i afganëve ne shqiperi evakuimi i afganëve ne shqiperi

Sondazh

Poll