Aktualitet

Zbulohet stani dhe banesa me kanabis në Vlorë, arrestohet 63-vjeçari, kapet dhe personi i shpallur në kërkim

29 Gusht 2021, 13:22 Nga DOSJA
Zbulohet stani dhe banesa me kanabis në Vlorë, arrestohet

VLORË– Policia ka vënë në pranga dy persona që janë marrë me veprimtarinë e kultivimit të jashtëligjshëm të kanabisit. U arrestua në flagrancë S. B., 63 vjeç, pasi gjatë kontrollit në banesë dhe në stanin e tij, u gjetën të kultivuara fidan të dyshuar cannabis sativa.

Po ashtu policia ka ndaluar dhe një person i cili ishte i shpallur në kërkim. M. S., 37 vjeç banues në Tiranë u arrestua Gjykata e Shkallës së Parë Vlorë kishte vendosur masën e sigurisë “Arrest me burg” për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Kultivim i bimëve narkotike”.

NJOFTIMI I POLICISË:

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Vlorë në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e kultivimit të bimëve narkotike, në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë operative, dhe si rezultat i kontrollit të territori, kanë evidentuar dhe goditur 1 raste të tentativës për kultivim të kanabisit në fshatin Shkozë, Selenicë. Në vijim të veprimeve, nga specialistët për Hetimin e Krimeve në Stacionin e Policisë Selenicë u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit S. B., 63 vjeç, pasi gjatë kontrollit në banesë dhe në stanin e tij, u gjetën të kultivuara fidan të dyshuar cannabis sativa. Specialistët për Hetimin e Natkotikëve në DVP Vlorë, në bashkëpunim me strukturat e DVP Durrës, në vijim të punës për kapjen e personave në kërkim dhe vënien e tyre para përgjegjësisë penale, ndaluan shtetasin M. S., 37 vjeç banues në Tiranë, pasi Gjykata e Shkallës së Parë Vlorë ka vendosur masën e sigurisë “Arrest me burg” për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Kultivim i bimëve narkotike”. Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

(a.b)/dosja.al

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet arrestim ne vlore kanabis ne vlore arrestim ne vlore kanabis ne vlore

Sondazh

Poll