Aktualitet

Paraqiti kartë identiteti false në Rinas, baste sportive të paligjshme, arrestohen 4 persona në Tiranë

29 Gusht 2021, 12:52 Nga DOSJA
Paraqiti kartë identiteti false në Rinas, baste sportive të

TIRANË– Policia ka arrestuar katër persona pasi kanë kryer vepra të ndryshme penale.

Në pranga ka përfunduar A. D., 58 vjeç, pasi në Kombinat, tek bar-kafe bilardo, në pronësi të F. Ll., gjatë kontrollit fizik të ushtruar, iu gjet dhe iu sekuestrua në cilësinë e provës materiale një aparat celular i cili përdorej për të vendosur baste sportive. Për të njëjtën vepër është arrestuar E. H., 29 vjeç, pasi në “Misto Mame” gjatë kontrollit fizik të ushtruar në ambientet e një lokali, iu gjet dhe iu sekuestrua në cilësinë e provës materiale një aparat celular i cili përdorej për të vendosur baste sportive.

Një person është arrestuar në flagrancë për veprën penale “Falsifikim i leternjoftimeve, i pasaportave ose i vizave” pasi në hyrje të PKK Rinas, i ka paraqitur si dokument udhetimi një kartë identiteti me gjeneralitetet e shtetasit B. H., 28 vjeç, dokument i cili pas verifikimeve paraprake rezultoi se është e falsifikuar.

NJOFTIMI I POLICISË:

Paraqiti si dokument udhëtimi një kartë identiteti të falsifikuar, arrestohet në flagrancë 32-vjeçari. Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 6 bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve: A. D., 58 vjeç, pasi në Kombinat, tek bar-kafe bilardo, në pronësi të shtetasit F. Ll., gjatë kontrollit fizik të ushtruar, iu gjet dhe iu sekuestrua në cilësinë e provës materiale një aparat celular i cili përdorej për të vendosur baste sportive; E. H., 29 vjeç, pasi në “Misto Mame” gjatë kontrollit fizik të ushtruar në ambientet e një lokali, iu gjet dhe iu sekuestrua në cilësinë e provës materiale një aparat celular i cili përdorej për të vendosur baste sportive. Specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar bënë ekzekutimin e urdhërit të prokurorit për shtetasin L. L., 37 vjeç, sepse Gjykata e Apelit Tiranë, ka vendosur dënimin me 2 muaj burg, për veprën penale “Falsifikimi i dokumenteve”. Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 4 u bë arrestimi në flagrancë të shtetasit R. G., 36 vjeç, pasi ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëjetuses së tij.Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Rinas u bë arrestimi në flagrancë për veprën penale “Falsifikim i leternjoftimeve, i pasaportave ose i vizave” i shtetasit Sh. B., 32 vjeç, pasi në hyrje të PKK Rinas, i ka paraqitur si dokument udhetimi një kartë identiteti me gjeneralitetet e shtetasit B. H., 28 vjeç, dokument i cili pas verifikimeve paraprake rezultoi se është e falsifikuar.Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të metejshme.

(A.B)/Dosja.al

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet arrestime ne tirane arrestime ne tirane

Sondazh

Poll