Aktualitet

Tha se ishte pasagjer! Prangoset 27-vjeçari, po drejtonte ‘Ford’-in ku humbi jetën Paulin Gjomarkaj në Lezhë, e zbuluan

29 Gusht 2021, 13:58 Nga DOSJA
Tha se ishte pasagjer! Prangoset 27-vjeçari, po drejtonte

TIRANË– Nikoll Gjoni, 27 vjeç, personi që një ditë më parë tha se ishte pasagjer në mjetin “Ford” që u aksidentua, ngjarja në të cilën humbi jetën 38-vjeçari Paulin Gjomarkaj, është vënë në pranga.

Mësohet se pamjet e aksidentit, ku shihej se mjeti ngrihej në fluturim pas një parakalimi të gabuar, kanë zbuluar se në fakt ishte Gjoni ai që drejtonte. Ndërsa viktima, ishte pasagjer. Për pasojë Gjoni është arrestuar dhe pritet të përballet me drejtësinë.  

Njoftimi i policisë: Në vijim të informacionit paraprak për aksidentin ndodhur ditën e djeshme, në fshatin Manati, Lezhë, ku humbi jetën shtetasi Paulin Gjomarkaj, i cili u dha paraprakisht si drejtues mjeti, nga veprimet hetimore të kryera nga grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, ka rezultuar së drejtuesi i automjetit ka qënë shtetasi Nikoll Gjoni, i cili pas një parakalimi të gabuar, ka humbur kontrollin duke dalë nga rruga dhe përplasur me sinjalistikën rrugore e më pas me një grumbull gurësh dhe si pasojë ka humbur jetën shtetasi Paulin Gjomarkaj. Në vijim të veprimeve hetimore dhe procedurale, specialistët e Qarkullimit Rrugor bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit Nikoll Gjoni, 27 vjeç, banues në fshatin Rrilë, Lezhë. Materialet hetimore u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Lezhë, për veprime të mëtejshme.

Ngjarja e rëndë u resgjistrua pasditen e djeshme. Dy të rinjtë po udhëtonin në aksin Lezhë- Milot në momentin që makina humbi kontrollin dhe u përplas me murin rrethues të një banese. Gjomarkaj humbi jetën, ndërsa Gjoni u plagos dhe ndodhet në spitalin e Lezhës, i arrestuar.

(F.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet nikoll gjoni paulin gjomarkaj nikoll gjoni paulin gjomarkaj

Sondazh

Poll