Politike

RASTËSI? Peleshi apelon për siguri dhe dorëzim armësh, njeriu më i afërt i tij shet tritol me licensë, hap biznes në mes

29 Gusht 2021, 13:26 Nga DOSJA
RASTËSI? Peleshi apelon për siguri dhe dorëzim armësh,

KORÇË- Ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi përveçse ka në duar mision hartimin dhe zbatimin e politikave të përgjithshme shtetërore të sigurisë dhe të mbrojtjes së vendit, mund të japë ndihmë edhe për furnizime me lëndë plasëse. Kjo pasi një nga degët e pemës së familjes Peleshi është kujdesur që të ketë një biznes të tillë, të merret me tregtimin me shumicë e pakicë të lëndëve plasëse, të llojit eksplozivë, tritolë e detonatorë të ndryshëm.

Bëhet fjalë për djalin e xhaxhait të ministrit Peleshi, Edi Peleshin. Në vitin 2014, një vit pasi Niko Peleshi hoqi dorë nga Bashkia e Korçë për tu bërë zëvendëskryeministër në krah të liderit të socialistëve Edi Rama, kushëriri i tij hapi biznes.

Fiks në bulevardin kryesor të qytetit juglindor, me emrin “Republika”, Edi Peleshi vendosi të hapte një depo ku mban lëndë plasëse dhe i tregton ato në mënyrë të ligjshme.

Sigurisht që kjo nisma e kushëririt të Peleshit nuk është ilegale, por është një rastësi shumë interesante për sigurinë kombëtare, që një nga njerëzit më të afërt të Ministrit të Mbrojtjes shet lëndë shpërthyese me licensë. Ndërsa vetë ministri apelon për dorëzim armësh dhe shkëputje nga veprimtari të tilla.

 (F.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

politike politike edi peleshi niko peleshi edi peleshi niko peleshi

Sondazh

Poll

Politike 29 Gusht 2021, 06:44

TIRANË– Kryeministri Edi Rama u ka kthyer disa komentuesve përgjigje në ‘Facebook’. Në mesin e tyre ishte një person që shkruante se fëmijët shqiptarë kanë...