Politike

Murrizi paditi ish-ministrin Panariti dhe Vojo Bregun, Banka Botërore hedh poshtë akuzat për projektin në Divjakë: Është

28 Gusht 2021, 19:31 Nga DOSJA
Murrizi paditi ish-ministrin Panariti dhe Vojo Bregun, Banka Botërore hedh

TIRANË– Banka Botërore ka hedhur poshtë të gjitha akuzat e ngritura t ëish-deputetit Myslim Murrizi, i cili pak javë më javë depozitoi një kallëzim në SPAK për ish-ministrin e Bujqësisë Edmond Panariti dhe ish-sekretarin e përgjithshëm të kësaj ministrie, Vojo Bregu. Drejtuesi i projektit të burimeve ujore dhe ujitjes Regassa Ensermu Namara ka sqaruar për Syri Televizion se projekti i sistemit të ujitjes në Divjakë është realizuar plotësisht dhe është dorëzuar tek bashkia perfituese brenda afateve ligjore.

Madje zyrtari i Bankës Botërore shton se procesi i vlerësimit për të siguruar pajtueshmërinë me udhëzimet e Bankës Botërore është monitoruar nga vetë ekspertët e Bankës Botërore. Zyrtari Regassa Ensermu Namara nuk ka pasur asnjë ankesë nga ndonjë prej firmave konkuruese në këtë lot, qoftë drejtuar agjencisë zbatuese, ministrisë së Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural apo Bankës Botërore. Ai konfirmon se jo vetëm që projekti është dorëzuar, por është përfunduar brenda afateve ligjore, më 17 dhjetor 2018, në vijim të periudhës së garancisë.

“Projekti është realizuar plotësisht dhe është dorëzuar tek bashkia perfituese brenda afateve ligjore. Sipas marrëveshjes ligjore mes Bankës Botërore dhe Qeverisë së Shqipërisë, Projekti për Burimet Ujore dhe Ujitjen është zbatuar duke përdorur udhëzimet e Bankës Botërore për Prokurimet, përfshirë këtu dhe kontratën e lartpërmendur. Procesi i vlerësimit për të siguruar pajtueshmërinë me udhëzimet e Bankës Botërore është monitoruar nga vetë ekspertët e Bankës Botërore. Nuk ka pasur asnjë ankesë nga ndonjë prej firmave konkuruese në këtë lot, qoftë drejtuar agjencisë zbatuese, ministrisë së Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural apo Bankës Botërore,”- shprehet zyrtari. 

Banka Botërore konfirmon se jo vetëm që është dorëzuar, por është përfunduar brenda afateve ligjore, më 17 dhjetor 2018, në vijim të periudhës së garancisë.

Myslim Murrizi depozitoi në SPAK një kallëzim penal për abuzim me dy tendera në Divjakë. Murrizi akuzon ish-ministrin e Bujqësisë Edmond Panariti dhe ish-sekretarin e përgjithshëm të kësaj ministrie, Vojo Bregu për abuzim me paratë publike lidhur me dy tendera, atë 6 milionë euro per projektin e sistemit te ujitjes në Divjakë për ujitjen e 2800 hektareve tokë dhe për tenderin 4.5 milionë euro për blerjen e 1912 lopëve nga Danimarka. Sipas Murrizit, ky projekt ujitjeje nuk u vu kurrë në pune dhe çmimi i lopës që është shkruar në tender është tre herë më i lartë se çmimi i tregut.

(F.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

politike politike edmond panariti murrizi ne spak vojo bregu edmond panariti murrizi ne spak vojo bregu

Sondazh

Poll

Politike 28 Gusht 2021, 13:51

TIRANË– Deputetët e Partisë Socialiste që sapo mbyllën mandatin dhe ata që do ta nisin në muajin shtator kanë konsumuar një darkë me bazë peshku me kryemin...