Ndarja nga jeta e Kolë Berishës, Meta: Me hidhërim mora lajmin, aktivist i palodhur në shërbim të çështjes kombëtare, h
29 Gusht 2021, 11:24Nga DOSJA
TIRANË– Presidenti Ilir Meta ka shprehur ngushëllime për ndarjen nga jeta të ish-kryetarit të Kuvendit të Kosovës, Kolë Berisha. Nëpërmjet një mesazhi të publikuar në ‘Facebook’, Meta shkruan se me hidhërim të thellë mësoi për lajmin. Meta e cilëson Berishën si një aktivist të palodhur që shërbeu për çështjen kombëtare, duke shtuar se angazhimin jetësor nuk e ndaloi e as persekutimet dhe burgosjet, për të spikatur si ish-Kryetar Kuvendi dhe ish-deputet.
MESAZHI:
Me hidhërim mora lajmin për largimin nga jeta të z.Kolë Berisha, politikanit të urtë dhe vizionar të Kosovës, deputet në disa legjislatura dhe bashkëpunëtor i ngushtë i Presidentit Rugova.Është një humbje e madhe për familjen, miqtë dhe kolegët, të cilëve ju shpreh ngushëllimet më të thella!Aktivist i palodhur në shërbim të çështjes kombëtare, angazhimin jetësor të Kolë Berishës nuk e ndalën as persekutimet dhe burgosjet, për të spikatur si ish-Kryetar Kuvendi dhe ish-deputet, me kontributin e tij përherë të respektuar për konsolidimin e institucioneve të shtetit të Kosovës.Urtësia, veprimet e matura dhe të mençura politike të Bacës Kolë do të kujtohen gjithmonë me nderim!Të prehet në paqe!
ITALI– Kryeministri Edi Rama ka dhënë një intervistë për median italiane ANSA. Rama ka folur për integrimin e Shqipërisë në BE, për ‘Ballkanin e Hapur’ dhe nuk ...
TIRANË– Asambleja Kombëtare e Partisë Socialiste do të mbahet me 2 shtator në orën 10:00 në Pallatin e Kongreseve. Këtë e ka zbuluar Sekretari i Përgjithsh...
TIRANË– Kryeministri Edi Rama mendon se vendi nuk ka qënë ndonjëherë kaq mirë sa është sot. Kështu iu përgjigj komentit në rrjetin social ‘Facebook’. Teksa...
Politike29 Gusht 2021, 06:44
TIRANË– Kryeministri Edi Rama u ka kthyer disa komentuesve përgjigje në ‘Facebook’. Në mesin e tyre ishte një person që shkruante se fëmijët shqiptarë kanë...
TIRANË– Banka Botërore ka hedhur poshtë të gjitha akuzat e ngritura t ëish-deputetit Myslim Murrizi, i cili pak javë më javë depozitoi një kallëzim në SPAK...
ITALI– Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka zbuluar se më 3 shtator do të vizitojë Italinë, vendin fqinj. Në një intervistë për Huffington Post, Rama tha se d...
ITALI– Kryeministri Edi Rama nuk është kursyer me Bashkimin Evropian kur është shprehur se rruga e Shqipërisë drejt BE-së ka ngecur për shkak të nacionali...
ITALI– Kryeministri Edi Rama i ka qujatur shqiptarët njerëz që besojnë në teori komplotesh okulte e konspirative. I pyetur në lidhje me situatën e Covid-1...
ITALI– Kryeministri Edi Rama ka dalë sërish në një tjetër media ndërkombëtare, pas strehimit të emigrantëve afganë. Këtë herë, në një rrëfim për gazetarin Itali...