Politike

U strehuan 457 afganë në Shqipëri, Rama: Për ne flitet me admirim në gjithë opinionin ndërkombëtar

29 Gusht 2021, 09:55 Nga DOSJA

TIRANË- Kryeministri Edi Rama është shprehur se për Shqipërinë flitet me admirim në gjithë opinionin ndërkombëtar. Teksa ka ndarë në ‘Facebook’ fotot nga ardhja e grupeve të tjera të afganëve në Rinas, kryeministri shkruan se tashmë numri i tyre ka shkuar në 457.

POSTIMI:

Arrin në 457 numri i afganëve që shpërngulen nga lufta dhe mikpriten në Shqipërinë e besës e të respektit për kujtesën, traditën, vetveten, për të cilën sot flitet me admirim në gjithë opinionin ndërkombëtar

182 personat e mbërritur ditën e sotme e çojnë në 457 numrin e qytetarëve afganë të ardhur në vendin tonë deri tani. Ditën e djeshme mbërritën 154 qytetarë afganë, 95 nga Kabuli në orën 22.45, dhe 59 persona nga Doha në ora 1 pas mesnate. Në pritje të tyre, dje doli kryeministri Edi Rama, ministrja Olta Xhaçka dhe ambasadorja e SHBA-së në Shqipëri, Yuri Kim.

(a.b)/dosja.al

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

politike politike edi rama evakuimi i afganëve ne shqiperi edi rama evakuimi i afganëve ne shqiperi

Sondazh

Poll

Politike 29 Gusht 2021, 06:44

TIRANË– Kryeministri Edi Rama u ka kthyer disa komentuesve përgjigje në ‘Facebook’. Në mesin e tyre ishte një person që shkruante se fëmijët shqiptarë kanë...

Politike 28 Gusht 2021, 13:51

TIRANË– Deputetët e Partisë Socialiste që sapo mbyllën mandatin dhe ata që do ta nisin në muajin shtator kanë konsumuar një darkë me bazë peshku me kryemin...