Integrimi në BE, Rama: Evropa e ka humbur busullën kur bëhet fjala për zgjerimin, Italia ka qenë një avokat i mirë për n
28 Gusht 2021, 18:54Nga DOSJA
ITALI– Kryeministri Edi Rama nuk është kursyer me Bashkimin Evropian kur është shprehur se rruga e Shqipërisë drejt BE-së ka ngecur për shkak të nacionalizmave. Në një intervistë për Huffington Post, Rama tha se BE-ja e ka humbur busullën kur bëhet fjala për zgjerimin. Për Italinë, shtoi se ka qenë një avokate e mirë për vendin tonë në këtë rrugë.
Pjesë nga Intervista:
Pyetje: Në dy mandatet e para keni punuar shumë për të provuar ta sillni Shqipërinë në Bashkimin Evropian, si po përparon kjo rrugë?
Edi Rama: Pothuajse nuk ka të bëjë me ne dhe atë që bëjmë, por me ata dhe atë që i mundon. Bashkimi është në një ngërç me shenja mjaft shqetësuese të ndarjeve dhe përçarjeve të dukshme të brendshme. Duket se që nga kriza e madhe e refugjatëve e konfliktit në Siri, ajo ka humbur jo vetëm një pjesë të tërheqjes së saj të madhe, por edhe busullën e saj të orientimit kur bëhet fjalë për të menduar për zgjerimin në Ballkan. Sipas mendimit tim ky është shembulli më i qartë i të qenit peng i nacionalizmave në shtëpinë e tij, për të cilin më vjen keq sepse është një projekt i lindur pikërisht për të luftuar këto nacionalizma.
Pyetje:Çfarë dëshironi që Italia të bëjë për t’ju ndihmuar në procesin e integrimit evropian?
Edi Rama: Italia ka bërë gjithmonë pjesën e saj, ne nuk mund të shpresojmë të kemi një avokat më të mirë në Bruksel që na përfaqëson me disponueshmëri të madhe dhe që është gjithmonë në anën tonë.
ITALI– Kryeministri Edi Rama i ka qujatur shqiptarët njerëz që besojnë në teori komplotesh okulte e konspirative. I pyetur në lidhje me situatën e Covid-1...
ITALI– Kryeministri Edi Rama ka dalë sërish në një tjetër media ndërkombëtare, pas strehimit të emigrantëve afganë. Këtë herë, në një rrëfim për gazetarin Itali...
TIRANË– Deputetja e zgjedhur e PD-së, Albana Vokshi, ka deklaruar se shëndetësia falas është mashtrimi më i madh i kryeministrit Rama. Në një reagim ...
Politike28 Gusht 2021, 13:51
TIRANË– Deputetët e Partisë Socialiste që sapo mbyllën mandatin dhe ata që do ta nisin në muajin shtator kanë konsumuar një darkë me bazë peshku me kryemin...
TIRANË- Prej dy ditësh Shqipëria ka nisur pritjen e refugjatëve afganë që ia kanë dalë të largohen nga Afganisti duke shpëtuar nga talebanët dhe situata e ...
TIRANË- Siç e paralajmëroi edhe vetë Edi Rama në CNN, bashkë me afganët do të vijnë edhe aktorët e Netflix-it, yje që i kemi parë vetëm nëpër filma....
TIRANË– Shqipëria ka marrë tashmë 275 afganët e parë ndërsa qeveria shqiptare zotohet se ka kapacitetet për të pritur 4-5 mijë refugjatë. Por një shkrim i ...
TIRANË– Deputetja e zgjedhur e Partisë Demokratike në qarkun e Elbasanit,Flutura Açka, i ka dalë në mbrojtje Mark Markut për vendimin që mori për tu...
TIRANË– Dorëheqja e Mark Markut nga mandati i deputetit duket se nuk është pritur mirë nga reperi Stresi, i cili njihet si një ‘demokrati i zjarrtë’. Reper...
TIRANË– Ambasadorja e SHBA, Yuri Kim i ka uruar mirëseardhjen nga bordi i avionit, grupit të afganëve që erdhën mbrëmë në vendin tonë.Teksa ishte e shoqëru...