Politike

Rama zbulon vizitën: Më 3 shtator jam në Otranto, asnjëherë nuk është shumë për të falenderuar Italinë

28 Gusht 2021, 18:59 Nga DOSJA
Rama zbulon vizitën: Më 3 shtator jam në Otranto,

ITALI– Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka zbuluar se më 3 shtator do të vizitojë Italinë, vendin fqinj. Në një intervistë për Huffington Post, Rama tha se do të jetë në Otranto për të falënderuar pritjen vëllazërore të italianëve që ju bë shqiptarëve 30 vite më parë, kur qytetarët e vendit tonë emigruan në mënyrë masive.

Pjesë nga Intervista:

Pyetje: Ky muaj ishte 30 vjetori i zbarkimit të 20,000 shqiptarëve në anijen e Vlorës në Bari, një kujtim që është ende shumë i gjallë në Itali, si u përjetua në Shqipëri?

Edi Rama: Unë do të jem në Otranto më 3 shtator sepse kurrë nuk mund të themi sa duhet falë Italisë vëllazërore për pritjen që ku bë shqiptarëve tridhjetë vjet më parë, një shembull i bujarisë që duhet të frymëzojë gjithashtu debatet e sotme në botën tonë mbi mikpritjen dhe emigracionin.

LAJM KRYESOR: Më 3 shtator në Otranto/ Rama për Huffington Post: Hapa dyert e Shqipërisë për afganët. Këtu tek ne njerëzit besojnë në komplote e s’vaksinohen, BE ka humbur busullën. Probleme në burgje? Kemi njësoj si Italia

(F.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

politike politike 30 vite nga eksodi i shqiptarëve edi rama rama ne itali 30 vite nga eksodi i shqiptarëve edi rama rama ne itali

Sondazh

Poll

Politike 28 Gusht 2021, 13:51

TIRANË– Deputetët e Partisë Socialiste që sapo mbyllën mandatin dhe ata që do ta nisin në muajin shtator kanë konsumuar një darkë me bazë peshku me kryemin...