Politike

Partia Socialiste mbledh të enjten Asamblenë Kombëtare, Rama do shpallë emrat e qeverisë së re

29 Gusht 2021, 09:17 Nga DOSJA
Partia Socialiste mbledh të enjten Asamblenë Kombëtare, Rama do

TIRANË– Asambleja Kombëtare e Partisë Socialiste do të mbahet me 2 shtator në orën 10:00 në Pallatin e Kongreseve. Këtë e ka zbuluar Sekretari i Përgjithshëm i PS, Taulant Balla. Ai ka dërguar anëtarëve një mesazh ku thuhet se duhet të merren masat për pjesëmarrjen në Asamble.

“Të nderuar anëtarë të AK!Ju njoftojmë se ditën e Enjte, datë 2 Shtator 2021, ora 10.00, do të zhvillohet mbledhja e Asamblesë Kombëtare të Partisë në Pallatin e Kongreseve Tiranë. Rendi i Ditës së kësaj mbledhje do të njoftohet nesër. Lutemi merrni masat për pjesëmarrjen e domosdoshme në këtë mbledhje!”

Në asamble pritet që kryeministri Edi Rama të shpallë emrat e qeverisë së re që do të qeverisin për 4 vitet e ardhshme. Në Partinë Socialiste do të mungojnë disa figura të njohura duke filluar nga Gramoz Ruçi, i cili është tërhequr nga politika. Erjon Braçe po ashtu ka paralajmëruar largimin nga qeveria. Përmes një statusi në Facebook shkruan se “ka një fund”.

Najada Çomo dha dorëheqjen nga mandati i deputetes duke mos ardhur në Kuvend këtë shtator për të vazhduar punën në spital si Shefe e Shërbimit Infektiv.

Nga ana tjetër, Rama rikonfirmoi në detyrë kreun e grupit parlamentar socialist, Taulant Ballën, dhe ministren e Shtetit për Marrëdhënien me Parlamentin, Elisa Spiropalin.

Ndërsa, Partia Demokratike do të thërrasë Këshillin Kombëtar ditën e nesërme në orën 18:00. Aty do të diskutohet për: zgjedhjen e Kryetarit të Këshillit Kombëtar; Zgjedhja e Kryesisë dhe Sekretariatit të Partisë; e Kryetarit të Komisionit të Apelimit, Integritetit dhe Etikës; e Komisionit Zgjedhor; dhe të Bordit Financiar të Partisë; Caktimi i drejtuesve te Departamenteve të Këshillit Kombëtar si dhe njoftimin e përbërjes së Kryesisë së Grupit Parlamentar të PD-së.

(a.b)/dosja.al

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

politike politike asambleja e ps 2 shtator 2021 asambleja e ps 2 shtator 2021

Sondazh

Poll

Politike 29 Gusht 2021, 06:44

TIRANË– Kryeministri Edi Rama u ka kthyer disa komentuesve përgjigje në ‘Facebook’. Në mesin e tyre ishte një person që shkruante se fëmijët shqiptarë kanë...

Politike 28 Gusht 2021, 13:51

TIRANË– Deputetët e Partisë Socialiste që sapo mbyllën mandatin dhe ata që do ta nisin në muajin shtator kanë konsumuar një darkë me bazë peshku me kryemin...