Aktualitet

Finalizohet operacioni ‘Vermoshi’ në Malësi të Madhe! Kultivoi kanabis në mal, arrestohet një prej antarëve të grupit

29 Gusht 2021, 12:01 Nga DOSJA
Finalizohet operacioni ‘Vermoshi’ në Malësi të Madhe!

SHKODËR– Astrit Lumaj është 21-vjeçari i cili u arrestua si pasojë e operacionit policor të koduar “Vermoshi”. I riu është një prej antarëve të një grupi të strukturuar kriminal në fushën e kultivimit të bimëve narkotike.

Lumaj ishte i shpallur në kërkim për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike” kryer në bashkëpunim, në formën e një grupi kriminal, pasi në vendin e quajtur pylli i Rrihnave, në fshatin Vermosh, në faqen e malit në një zonë të pyllëzuar u zbuluan një numër të konsiderueshëm bimësh narkotike, ku dyshohet se janë kultivuar nga ky person në bashkëpunim me katër të tjerë. Policia po vijon punën intensive për identifikimin, kapjen dhe arrestimin e tyre.

NJOFTIMI I POLICISË:

Vijon puna për kapjen e personave të shpallur në kërkim dhe vënien e tyre para përgjesisë ligjore.Finalizohet operacioni policor I koduar “Vermoshi”.Operacioni nga Komisariati i Policisë Malësia e Madhe në bashkëpunim me strukturat operacionale të DVP Shkodër.Kapet dhe vihet në pranga një prej antarëve të një grupi të strukturuar kriminal në fushën e kultivimit të bimëve narkotike.Në vijim të punës për kapjen e personave të shpallur në kërkim, nga specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Malësi e Madhe në bashkëpunim me Seksionin Operacional të DVP Shkodër, në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë operative u bë kapja dhe ndalimi i shtetasit: A.L., 21 vjeç, banues në fshatin Vermosh, Malësi e Madhe. Ky shtetas ishte i shpallur në kërkim për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike” kryer në bashkëpunim , në formën e një grupi kriminal, pasi në vendin e quajtur pylli i Rrihnave, në fshatin Vermosh, Njësia Administrative Kelmend, Malësi e Madhe, në faqen e malit në një zonë të pyllëzuar, shërbimet e Policisë gjatë kontrollit të territorit kanë evidentuar dhe asgjësuar një numër të konsiderueshëm bimësh narkotike, ku dyshohet se janë kultivuar nga ky shtetas në bashkëpunim me katër shtetas të tjerë ku vijon puna intensive për identifikimin , kapjen dhe arrestimin e tyre. Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër për veprat penale “Kultivimi i bimëve narkotike”, “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, “Moskallezim i krimit” dhe “Grup i strukturuar kriminal”.

(a.b)/dosja.al

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet astrit lumaj kanabis ne malesi te madhe astrit lumaj kanabis ne malesi te madhe

Sondazh

Poll