Aktualitet

Marrin hak? Dy vëllezër në Mallakastër bëjnë për spital ish-burrin e motrës

29 Gusht 2021, 10:20 Nga DOSJA
Marrin hak? Dy vëllezër në Mallakastër bëjnë

MALLAKASTËR– Dy vëllezër nga fshati Fratar i Mallakastrës janë arrestuar nga policia pasi në bashkëpunim me njëri tjetrin kanë goditur me sende të forta ish-bashkëshortin e motrës së tyre, Sh. J., 59 vjeç. Autorët e moshave 56 dhe 48-vjeç akuzohen për veprën penale “Dhunë në familje” ndërkohë që materialet hetimore i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.

NJOFTIMI I POLICISË:

“Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Mallakastër arrestuan për veprën penale “Dhuna në familje” shtetasit M. I., 56 vjeç, F. I., 48 vjeç, banues në Fratar, Mallakastër(vëllezër), pasi për motive të dobëta kanë goditur me sende të forta ish-kunatin e tyre, shtetasin Sh. J., 59 vjeç”

(a.b)/dosja.al

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet arrestim ne mallakaster arrestim ne mallakaster

Sondazh

Poll