Aktualitet

Arrestohet 44-vjeçari me 4 identitete në Tiranë! Ishte në kërkim ndërkombëtar për drogë, i dënuar me burg në Shqipër

29 Gusht 2021, 11:35 Nga DOSJA
Arrestohet 44-vjeçari me 4 identitete në Tiranë! Ishte në

TIRANË– Një 44-vjeçar është arrestuar nga policia e Tiranës. Eugen Vasili alias Eugen Lici alias Genti Goxhaj alias Gentjan Goxhaj, u kap nga efektivët pasi rezuton i dënuar nga Prokuroria e Milanos me 4 vjet e 9 muaj burg për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve”. Gjithashtu, ky vendim është njohur dhe nga Gjykata e Apelit Tiranë, e cila ka vendosur se pas ekzekutimit të këtij vendimi, këtij shtetasi i mbeten për të vuajtur edhe 2 vjet e 5 muaj burgim.

Interpol Tirana, në bashkëpunim me Interpol Romën, do vijojnë procedurat për ekstradimin e tij drejt Italisë.

NJOFTIMI I POLICISË:

Vijon puna për kapjen e personave në kërkim kombëtar dhe ndërkombëtar. Ndalohet 44-vjeçari i dënuar jashtë dhe brenda vendit, për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve”. Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 1, në bashkëpunim me Seksionin për Hetimin e Narkotikëve dhe Interpol Tirana, bënë kapjen dhe ekzekutimin e vendimit për shtetasin në kërkim Eugen Vasili alias Eugen Lici alias Genti Goxhaj alias Gentjan Goxhaj, 44 vjeç, banues në Tiranë.Këtë shtetas, Prokuroria e Milanos e ka dënuar me 4 vjet e 9 muaj burg për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve”. Gjithashtu, ky vendim është njohur dhe nga Gjykata e Apelit Tiranë, e cila ka vendosur se pas ekzekutimit të këtij vendimi, këtij shtetasi i mbeten për të vuajtur edhe 2 vjet e 5 muaj burgim. Interpol Tirana, në bashkëpunim me Interpol Romën, vijon procedurat për ekstradimin e këtij shtetasi drejt Italisë.

(A.B)/Dosja.al

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet eugen lici eugen vasili genti goxhaj gentjan goxhaj eugen lici eugen vasili genti goxhaj gentjan goxhaj

Sondazh

Poll