Aktualitet

Kultivuan kanabis në oborret e banesave, arrestohen tre persona në fshatin Halil të Fushë-Krujës

29 Gusht 2021, 09:05 Nga DOSJA
Kultivuan kanabis në oborret e banesave, arrestohen tre persona në

DURRËS– Tre persona janë arrestuar pasi dyshohet se kanë kultivuar lëndë narkotike. Në pranga ka përfunduar A. B., 54 vjeç, banues në fshatin Halil, Fushë Krujë, pasi gjatë kontrollit të ushtruar në oborrin e banesës së tij, shërbimet e Policisë kanë gjetur të kultivuar fidanë të dyshuar cannabis sativa.

Po ashtu është arrestuar në flagrancë shtetasit: S., 19 vjeç, banues në fshatin Nikël, Krujë, pasi gjatë kontrollit të ushtruar në oborrin e banesës së tij, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë provës materiale një sasi lëndë narkotike cannabis sativa; Në pranga ka rënë dhe një 18-vjeçar pasi gjatë kontrollit fizik, iu gjet një sasi lëndë narkotike cannabis sativa.

Njoftimi i policisë

Goditet një rast i tentativës për kultivim të bimëve narkotike, arrestohet në flagrancë autori. Vihen në prangat e Policisë 3 shtetas, 1 prej tyre i shpallur në kërkim. Në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e kultivimit të bimëve narkotike, shërbimet e Komisariatit të Policisë Krujë, në bashkëpunim me strukturat e DVP Durrës, si rezultat i kontrollit në territor kanë evidentuar dhe goditur një rast të tentativës për kultivim të kanabisit në fshatin Halil, Fushë Krujë. Në vijim të veprimeve, specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Krujë, arrestuan në flagrancë shtetasin A. B., 54 vjeç, banues në fshatin Halil, Fushë Krujë, pasi gjatë kontrollit të ushtruar në oborrin e banesës së tij, shërbimet e Policisë kanë gjetur të kultivuar fidanë të dyshuar cannabis sativa. Specialistët e Hetimit të Krimeve në Komisariatin e Policisë Krujë, arrestuan në flagrancë shtetasit: S., 19 vjeç, banues në fshatin Nikël, Krujë, pasi gjatë kontrollit të ushtruar në oborrin e banesës së tij, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë provës materiale një sasi lëndë narkotike cannabis sativa; K., 18 vjeç, pasi gjatë kontrollit fizik, iu gjet një sasi lëndë narkotike cannabis sativa; Gjithashtu, u ndalua shtetasi L. D., 34 vjeç, banues në Krujë, pasi është shpallur në kërkim policor nga strukturat e DVP Shkodër, për veprën penale “Kultivim të bimëve narkotike”. Shtetasi L. D., iu dorëzua DVP Shkodër për veprime të mëtejshme. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Krujë, për veprime të mëtejshme.

(a.b)/dosja.al

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet kanabis ne fushe kruje kanabis ne fushe kruje

Sondazh

Poll

Aktualitet 29 Gusht 2021, 06:11

LEZHË– Reshjet e shiut me intensitet të lartë gjatë natës kanë sjellë përmbytje në disa lagje të qytetit të Lezhës. Më problematike situata ishte në Lagjen...