U ndaluan nga policia për kontroll, tre shokët nga Lushnja dhunojnë efektivët, përfundojnë në komisariat
29 Gusht 2021, 11:55Nga DOSJA
LUSHNJE– Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Lushnje. Tre të rinj nga Lushnja janë arrestuar nga policia, pasi kanë dhunuar efektivët. Këta të fundit kanë dashur t’i shoqëronin për në Komisariat mirëpo të rinjtë kundërshtuan duke nisur dhunën. Ngjarja ka ndodhur në lagjen “Kongresi i Lushnjes”.
NJOFTIMI I POLICISË:
DVP FLushnjë/Vihen në pranga 3 shtetas për kundërshtim me dhunë të punonjësit të Policisë.Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Lushnjë bënë arrestimin në flagrancë për veprat penale “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik” dhe “Mosbindja ndaj urdhërit të punonjësit të policisë”, të shtetasve S. Sh., 28 vjeç, O. M., 28 vjeç dhe E. K., 24 vjeç, banues në Qerret, Lushnjë.Këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, në lagjen “Kongresi i Lushnjës” nuk i janë bindur urdhërit të punonjësit të Policisë për shoqërimin e tyre në Komisariat dhe kanë kundërshtuar me dhunë gjatë ushtrimit të detyrës punonjësit e Policisë.Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.
(A.B)/Dosja.al
Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?
TIRANË– Një 44-vjeçar është arrestuar nga policia e Tiranës. Eugen Vasili alias Eugen Lici alias Genti Goxhaj alias Gentjan Goxhaj, u kap nga efekti...
Për vite me radhë, ekspertë të mjedisit dhe mbrojtës të trashëgimisë kulturore vijojnë tu bien kambanave të alarmit se ekskavatorët që nxjerrin zhavorr nga lumi...
LEZHË– Qytetarët kanë parë një delfin në Shëngjin. Ai është afruar deri në breg të detit, aty ku është filmuar nga qytetarët. Video e tij është bërë publik...
DURRËS– Gëzimin e dasmës shqiptarët po e tregojnë dhe në mes të rrugës. Pas rastit të Laçit, tashmë dasmorët në Fushë-Krujë po bëjnë të njëjtën gjë....
MALLAKASTËR– Dy vëllezër nga fshati Fratar i Mallakastrës janë arrestuar nga policia pasi në bashkëpunim me njëri tjetrin kanë goditur me sende të forta is...
SARANDË– Personi në foto është Romeo Lazaj, 41-vjeçari i cili u arrestua gjatë operacionit që u zhvillua mbrëmjen e djeshme në Sarandë. Laze u arres...