Aktualitet

Në kërkim ndërkombëtar për krime ndaj jetës dhe pronës, ekstradohet nga Greqia shqiptari

29 Gusht 2021, 09:42 Nga DOSJA
Në kërkim ndërkombëtar për krime ndaj jetës dhe

TIRANË– Një 44-vjeç, banues në Tepelenë i shpallur në kërkim nga autoritetet në Shqipëri është arrestuar nga policia greke. Ai është ekstraduar në vendin tonë ku do të gjykohet për vrasje, vjedhje dhe armëmbajtje pa leje.

Gjykata e Rrethit Gjyqësor Fier, në vitin 2009, ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Vrasje”, “Vjedhje me armë” dhe “Armëmbajtje pa leje”.

NJOFTIMI I POLICISË:

Vijon bashkëpunimi i Interpol Tiranës me homologët për kapjen dhe ekstradimin e personave të shpallur në kërkim ndërkombëtar. Kapet në Greqi dhe ekstradohet drejt Shqipërisë një shtetas i shpallur në kërkim për krime ndaj jetës dhe pronës. Nga Zyra Qendrore Interpol Tirana u krye ekstradimi nga Greqia drejt vendit tonë, i shtetasit shqiptar F. M., 44 vjeç, banues në Tepelenë. Gjykata e Rrethit Gjyqësor Fier, në vitin 2009, ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Vrasje”, “Vjedhje me armë” dhe “Armëmbajtje pa leje”. Si rezultat i bashkëpunimit të Interpol Tiranës me Interpol Athinën, falë shkëmbimit në kohë të informacioneve ky shtetas është arrestuar në Greqi duke u finalizuar me ekstradimin e tij drejt vendit tonë. Personi i ekstraduar në PKK Rinas, iu dorëzua Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve.

(a.b)/dosja.al

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet ekstradohet shqiptari nga greqia ekstradohet shqiptari nga greqia

Sondazh

Poll

Aktualitet 29 Gusht 2021, 06:11

LEZHË– Reshjet e shiut me intensitet të lartë gjatë natës kanë sjellë përmbytje në disa lagje të qytetit të Lezhës. Më problematike situata ishte në Lagjen...