Aktualitet

Arrestohen 2 vëllezër në Tiranë! Kultivuan kanabis në ‘Shtog’ dhe Shëngjergj

29 Gusht 2021, 09:06 Nga DOSJA
Arrestohen 2 vëllezër në Tiranë! Kultivuan kanabis në

TIRANË– Dy vëllezër janë arrestuar në Tiranë pasi kanë kultivuar lëndë narkotike në Shëngjergj. Dy të rinjtë, e moshave 28 dhe 32-vjeç dyshohen se në vendin e quajtur “Shtogu”, kanë kultivuar bimë narkotike të dyshuar cannabis sativa. Gjithashtu, këta dy persona dyshohen se në vendin e quajtur “Kollagjesh”, u konstatuan të kultivuar bimë narkotike të dyshuar cannabis sativa.

NJOFTIMI:

Vijon puna për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e kultivimit të bimëve narkotike. Evidentohen dhe goditen dy raste të tentativës për kultivim të bimëve narkotike. Vihen në pranga 2 vëllezër. Në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e kultivimit të bimëve narkotike, gjatë një hetimi disamujor shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 4, kanë evidentuar dhe goditur dy raste të tentativës për kultivim të kanabisit në vendin e quajtur “Shtogu”, dhe në vendin e quajtur “Kollagjesh” Njësia Administrative Shëngjergj.Në përfundim të veprimeve, specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 4, arrestuan në flagrancë shtetasit E. M., 28 vjeç dhe E. M., 32 vjeç, pasi dyshohen se në vendin e quajtur “Shtogu”, kanë kultivuar bimë narkotike të dyshuar cannabis sativa. Gjithashtu, këta dy shtetas dyshohen se në vendin e quajtur “Kollagjesh”, u konstatuan të kultivuar bimë narkotike të dyshuar cannabis sativa. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të metejshme.

(a.b)/dosja.al

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet arrestohenn dy vellezer ne tirane kanabis ne tirane arrestohenn dy vellezer ne tirane kanabis ne tirane

Sondazh

Poll

Aktualitet 29 Gusht 2021, 06:11

LEZHË– Reshjet e shiut me intensitet të lartë gjatë natës kanë sjellë përmbytje në disa lagje të qytetit të Lezhës. Më problematike situata ishte në Lagjen...