Aktualitet

OPERACIONI ANTI-DROGË në Sarandë/ Detajet: Dy persona shpërndanin lëndë narkotike në qytet dhe Ksamil, garazhi i tyre u k

29 Gusht 2021, 08:11 Nga DOSJA
OPERACIONI ANTI-DROGË në Sarandë/ Detajet: Dy persona

SARANDË– Operacioni anti drogë që u zhvillua mbrëmjen e djeshme në Sarandë ka vënë pas hekurave një person, ndërkohë që është shpallur në kërkim një tjetër.

Romeo Laze është arrestuar si pasojë e operacionit të koduar “Çuka” i cili u zhvillua nga Komisariati i Policisë Sarandë në bashkëpunim me Drejtorinë Vendore të Policisë Vlorë. Laze është pronari i një lavazhi të njohur në qytetin bregdetar. Ai ka qënë i hetuar nga policia për një vrasje që ka ndodhur në vitin 2011.

Policia kishte marrë informacion se dy persona posedonin dhe merreshin me shpërndarjen e lëndëve narkotike kokainë. Laze së bashku me 26-vjeçarin e shpallur në kërkim kishin përshtatur një ambient (garazh), në lagjen nr.4, Sarandë, për përpunimin e lëndës narkotike të llojit “Kokainë” dhe e shpërndanin atë, në sasi, në zona të ndryshme të qytetit dhe Ksamilit.

Policia sekuestroi 1 kg e 255 gram kokainë, 1 armë gjahu, 1 shumë parash të përfituara nga shitja e lëndës narkotike, tre peshore elektronike, 6 mjete të ndryshme, 4 targa atuomjetesh dhe sende të tjera të kundraligjshme.

(a.b)/dosja.al

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet operacioni anti droge ne sarande romeo laze operacioni anti droge ne sarande romeo laze

Sondazh

Poll

Aktualitet 29 Gusht 2021, 06:11

LEZHË– Reshjet e shiut me intensitet të lartë gjatë natës kanë sjellë përmbytje në disa lagje të qytetit të Lezhës. Më problematike situata ishte në Lagjen...