Aktualitet

Shqiptari i arratisur nga burgu, qëllon 7 herë me thikë rumunin! Italianët bëhen dëshmitarë të ngjarjes, policia zbulon

29 Gusht 2021, 07:48 Nga DOSJA
Shqiptari i arratisur nga burgu, qëllon 7 herë me thikë rumunin!

ITALI– Një 48-vjeçar shqiptar është arrestuar në Itali, pasi sulmoi me thikë një 62-vjeçar nga Rumania. Sherri mes tyre ndodhi ditën e djeshme në Ladispoli, kur shqiptari nxori thikën dhe sulmoi personin tjetër, duke i shkaktuar 7 plagë në trup.

E gjithë skena është parë nga shumë persona, të cilët ishin të pranishëm në rrugë. Menjëherë mbërriti policia, e cila pasi mori dëshmitë nisi kërkimin për arrestimin e 48-vjeçarit.

Janë sekuestruar kamerat e sigurisë në zonën ku ndodhi ngjarja, ku më pas u bë e mundur të zbulohej edhe thika e autorit, ndërsa pak metra larg vendit ku ndodhi ngjarja u kap edhe 48-vjecari shqiptar.

Nga hetimet rezultoi se autori jo vetëm që ishte person me precedent penal, por kohët e fundit ai ishte larguar nga burgu. Policia dyshon se shqiptari vuan nga probleme të shëndetit mendor.

(a.b)/dosja.al

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet arrestohet shqptari ne itali arrestohet shqptari ne itali

Sondazh

Poll

Aktualitet 29 Gusht 2021, 06:11

LEZHË– Reshjet e shiut me intensitet të lartë gjatë natës kanë sjellë përmbytje në disa lagje të qytetit të Lezhës. Më problematike situata ishte në Lagjen...