Aktualitet

Mbërrijnë në Shqipëri 2 avionë të tjerë me 182 afganë! Dërgohen në ‘Qytet Studenti’ dhe në hotelet e Durrësit. S

29 Gusht 2021, 07:32 Nga DOSJA
Mbërrijnë në Shqipëri 2 avionë të tjerë me

TIRANË– Në Shqipëri kanë mbërritur dhe dy grupe të tjera me afganë. Në orën 3.50 mbërriti në aeroportin e Rinasit avioni me 154 pasagjerë, ndërsa në orët e para të mëngjesit mbërriti grupi i pestë me 28 persona.

108 afganë janë vendosur në Qytet Studenti dhe pjesa tjetër në struktura hoteliere në Durrës. Ndërsa 28 personat që mbërritën mëngjesin e sotëm janë akomoduar në Tiranë. Ata u pritën nga zvministrja e Jashtme, Megi Fino.


182 personat e mbërritur ditën e sotme e çojnë në 457 numrin e qytetarëve afganë të ardhur në vendin tonë deri tani. Ditën e djeshme mbërritën 154 qytetarë afganë, 95 nga Kabuli në orën 22.45, dhe 59 persona nga Doha në ora 1 pas mesnate. Në pritje të tyre, dje doli kryeministri Edi Rama, ministrja Olta Xhaçka dhe ambasadorja e SHBA-së në Shqipëri, Yuri Kim.

Kryeministri Edi Rama ka paralajmëruar më herët se Shqipëria do të strehojë përkohësisht rreth 4 mije afgane, të cilët janë të rrezikuar nga regjimi i talebanëve.

(a.b)/dosja.al

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet evakuimi i afganëve ne shqiperi evakuimi i afganëve ne shqiperi

Sondazh

Poll

Aktualitet 29 Gusht 2021, 06:11

LEZHË– Reshjet e shiut me intensitet të lartë gjatë natës kanë sjellë përmbytje në disa lagje të qytetit të Lezhës. Më problematike situata ishte në Lagjen...