Politike

28 Gusht 2021, 13:51 Nga DOSJA

TIRANË– Deputetët e Partisë Socialiste që sapo mbyllën mandatin dhe ata që do ta nisin në muajin shtator kanë konsumuar një darkë me bazë peshku me kryeministrin Edi Rama. Panorama ka publikuar menunë e restorantit ku shihen detaje në lidhje me pjatat e socialistëve. Si antipastë është servirur salmoni i tymosur, ndërsa për pjatë të parë, grupi rozë ka konsumuar karkalecin e egër me salcë “teriyaki”.

Pjata kryesore përmbante fileto levreku të egër me krem qiqrash, ananas të thatë dhe humus ulliri. Në fund të darkës nuk ka munguar as ëmbëlsira, e cila ka qenë një tortë me çokollatë dhe lajthi e karamelizuar.

Kjo darkë u shtrua pas fjalës së kryesocialistit në ambientet e Pallatit të Brigadave, ku vetë Rama shtroi objektivat e kabinetit të ri që pritet të formohet javën e ardhshmë dhe rikonfirmoi në detyrë Elisa Spiropalin e Taulant Ballën, në të njëjtat pozita.

(F.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

politike politike darka e rames me socialistet edi rama darka e rames me socialistet edi rama

Sondazh

Poll