Të dhënat e Eurostat, PD: Shpenzimet për shëndetin u kushtojnë shqiptarëve 34 herë më shumë se mesatarja e BE. Nuk ka a
TIRANË– Deputetja e zgjedhur e PD-së, Albana Vokshi, ka deklaruar se shëndetësia falas është mashtrimi më i madh i kryeministrit Rama.
Në një reagim zyrtar, bazuar në të dhënat e raportit të Instat, Vokshi shprehet se qytetarët shqiptarë paguajnë 34 herë më shumë për shëndetin se mesatarja e asaj që paguajnë qytetarët në Evropë.
Sipas Vokshit, qytetarët paguajnë këto kosto pasi kemi një sistem shëndetësor të drobitur nga PPP-të korruptive.
Reagimi i plotë:
Ndërsa kreu i pakicës me vota të vjedhura i thur lavde dështimeve të tij, e vërteta e hidhur shpaloset përditë në jetën e çdo shqiptari. Sidomos në ato fusha ku propaganda e zhurmshme përpiqet të përmbysë realitetin. Të dhënat e fundit të EUROSTAT tregojnë se në raport me fuqinë blerëse, shpenzimet për shëndetin u kushtojnë shqiptarëve 34 herë më shumë se mesatarja e Bashkimit Europian. Pra vendi me të ardhurat më të ulëta në Europë, ka kostot më të larta për kujdesin për shëndetin. A mund të jetë ‘shëndetësia falas’ më e shtrenjta në Europë? Patjetër që jo! Shqiptarët e provuan në xhepat e tyre dështimin e reformës të trumbetuar me forcë për kaq vite, që në të vërtetë nuk ishte gjë tjetër veçse një pretekst për të plaçkitur shqiptarët me PPP-të korruptive.
Koston e kësaj qytetarët e ndjenë edhe më shumë në kohë pandemie, ku dështimi u bë edhe më tragjik prej jetëve të humbura në raport me popullsinë për shkak të një sistemi shëndetësor të drobitur nga PPP-të, ndërkaq familjet shqiptare të braktisura në fatin e tyre, u detyruan të përballen me virusin duke hyrë në borxhe apo me kursimet e pakta. Ky bilanc i zi është edhe arsyeja pse Edi Rama nuk lejon zgjedhje të lira, është arsyeja pse i masakron ato në bashkëpunim me klientët e tij dhe krimin e organizuar, sepse ai nuk e fiton dot kurrë besimin e qytetarëve që e kanë ndjerë dhe e ndjejnë në jetën e tyre të përditshme, peshën e tmerrshme të keqqeverisjes së tij të korruptuar.
Partia Demokratike, bashkë me shumicën e shqiptarëve që kërkojnë me forcë ndryshimin që u është mohuar me dhunë në 25 prill, është e vendosur në luftën e saj për kthimin e demokracisë, si parakusht për të pasur një qeveri që punon në interes të familjeve shqiptare dhe jo të një pakice të babëziturish.
(F.m/dosja.al)
Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?
Sondazh
Kanuni i Lekë Dukagjinit apo Rama-Kanun? Afganët e Sorosit në hotel, të tjerët në Qytet Studenti
TIRANË- Prej dy ditësh Shqipëria ka nisur pritjen e refugjatëve afganë që ia kanë dalë të largohen nga Afganisti duke shpëtuar nga talebanët dhe situata e ...
Shihni filmin indian me aktorët e Netflixit shqiptar, shpura qeveritare harron afganët dhe turret të ngushëllojë sozinë e
TIRANË- Siç e paralajmëroi edhe vetë Edi Rama në CNN, bashkë me afganët do të vijnë edhe aktorët e Netflix-it, yje që i kemi parë vetëm nëpër filma....
SHIFRAT/ Rama mburret nëpër botë, Financial Times nuk e fut fare Shqipërinë tek vendet që po shpëtojnë afganët, udhëhe
TIRANË– Shqipëria ka marrë tashmë 275 afganët e parë ndërsa qeveria shqiptare zotohet se ka kapacitetet për të pritur 4-5 mijë refugjatë. Por një shkrim i ...
Dha dorëheqjen nga mandati, Flutura Açka i del në mbrojtje Mark Markut: Ruani poplat e sulmit për bishën që u vodhi frymë
TIRANË– Deputetja e zgjedhur e Partisë Demokratike në qarkun e Elbasanit,Flutura Açka, i ka dalë në mbrojtje Mark Markut për vendimin që mori për tu...
‘Mirditorët nuk dorëzohen kurrë’/ Stresi i kthehet Mark Markut pasi dha dorëheqjen nga mandati: Kam pasur respekt por tr
TIRANË– Dorëheqja e Mark Markut nga mandati i deputetit duket se nuk është pritur mirë nga reperi Stresi, i cili njihet si një ‘demokrati i zjarrtë’. Reper...
Me citofon në dorë, Yuri Kim komunikon me afganët në bordin e avionit: Unë jam ambasadorja e SHBA-së, ju uroj mirëseardhj
TIRANË– Ambasadorja e SHBA, Yuri Kim i ka uruar mirëseardhjen nga bordi i avionit, grupit të afganëve që erdhën mbrëmë në vendin tonë.Teksa ishte e shoqëru...
Rama pret afganët: Nga Rinasi, aty ku deri sot kanë mbërritur 275 afganë
TIRANË– Kryeministri Edi Rama ishte prezent në Rinas kur mbërriti avioni i tretë me 59 afganë. Në profilin e tij në Facebook, Rama ka publikuar pamjet nga ...
Mark Marku dha dorëheqjen, Kadilli: E mirëkuptoj, por këtë gjë duhet ta kishte bërë Basha. Nuk tërhiqem derisa të vihem
TIRANË– Anëtari i kryesisë së Partisë Demokratike, Fatbardh Kadilli ka mbajtur qëndrim pozitiv krah Mark Markut, i cili hoqi dorë sot nga mandati i deputet...
Jo vetëm në Tiranë! Cherie Blair ishte në Sarandë tre ditë më parë, restoranti zbulon shënimin që la për ta
TIRANË– Gruaja e ish-kryeministrit britanik Tony Blair, Cherie Blair nuk ka vizituar vetëm Tiranën. Një ditë pasi Dosja.al raportoi për darkën e zonjës Bla...