Politike

Djegia e mandateve të opozitës, flet Alizoti: Është koha për të formuar qeveri tranzitore

17 Shkurt 2019, 19:59 Nga DOSJA
Djegia e mandateve të opozitës, flet Alizoti: Është koha

TIRANË- Anëtari i kryesisë së Partisë Demokratike, Tomorr Alizoti ishte i ftuar në rubrikën “Opinion” në News 24,ku  foli mbi propozimin e Lulzim Bashës për djegien e mandateve të deputetit.

Alizoti tha se kjo është e vetmja mënyrë për të rritur shpresën  tek qytetarët.  Ai u shpreh me tone të ashpra ndaj kryeministrit Edi Rama, të cilin e quajti një “karagjoz” që bën show me problemet e shqiptarëve.

Djegia e mandateve është një vendim për të gjetur një zgjidhje. I gjithë retorika politike nga pozita nuk është për të sjellë demokraci në vend, por është për të fajësuar opozitën. Për t’i dhënë fund kësaj dhe për të kthyer besimin dhe shpresën tek populli duhet mbyllja e llogarive me këtë karagjoz. Kryeministri është qesharak. Jeta e shqiptarëve nuk është shoë. Me këtë kryeministër që mund të negociosh ai e kthen gjithçka në fyerja dhe në shaka”.

Anëtari i kryesisë së selisë blu theksoi se me këtë qeverisje, Shqipëria  nuk do të këtë hapje negociatash dhe sipas tij, tani është koha për të formuar një qeveri tranzitore.

Negociata nuk do të hapen dhe unë jam i sigurt. Kjo lloj force politike bashkon të gjithë demokratët, të pakënaqur dhe të kënaqur. Kjo demonton sistemin. Duhet një qeveri tranzitore të krijohet një qeveri tranzitore. Kjo kërkon plotësimin e kushteve për një lojë me rregulla”, shtoi Alizoti.

Disa orë më parë, lideri i Partisë Demokratike në një dalje për mediet deklaroi se do t’i propozonte grupit të tij parlamentar për djegien e mandateve të deputetëve të PD-së.(Lexo këtu)

(a.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike djegia e mandateve lulzim basha tomorr alizoti djegia e mandateve lulzim basha tomorr alizoti

Sondazh

Poll