Politike

Shihni filmin indian me aktorët e Netflixit shqiptar, shpura qeveritare harron afganët dhe turret të ngushëllojë sozinë e

28 Gusht 2021, 11:00 Nga DOSJA
Shihni filmin indian me aktorët e Netflixit shqiptar, shpura qeveritare

TIRANË- Siç e paralajmëroi edhe vetë Edi Rama në CNN, bashkë me afganët do të vijnë edhe aktorët e Netflix-it, yje që i kemi parë vetëm nëpër filma. Dhe kështu ka ndodhur. Aktorët e parë kanë mbërritur dhe xhirimet kanë nisur. Por ndryshe nga ç’prisnim, aktorët nuk i kemi afganë, por siç tha dhe Skënderbeu, janë këtu mes nesh. Dosja.al i ka vëzhguar disa herë këto pamje, ku jemi surprizuar jo pak me aftësinë e aktorëve tanë.

Një trupë e mirëfilltë kinematografie, me shumë pak kohë në dispozicion ka arritur të xhirojë një film të denjë në radhën e filmave indianë dhe më pas, kur suksesi në Bollivud të jetë i garantuar, filmi do të kalojë edhe në Netflix.

Fabula është e thjeshtë. Kryeministri bashkë me shpurën e tij, të shoqëruar edhe nga ambasadorja amerikane Yuri Kim dhe drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu kanë dalë të presin grupin e dytë të afganëve që mbërrijnë në Shqipëri.

Avioni hapet, nga shkallët nisin të zbresin burra, gra dhe fëmijë. Në këtë moment, pas shpinës së kryeministrit një vajzë nis të qajë.

Atë që patjetër shohim është sesi afganët qeshin që mbërrijnë në një tokë të lirë, ndërsa kasti i aktorëve të Netflixit shqiptar nis të qajë. Dhe kështu, vëmendja kalon nga afganët e avionit tek vajza që qan dhe i afrohet për ngushëllim Arbër Hajdari i “Fundjava Ndryshe”. Pranë tij është edhe drejtori i Policisë, Ardi Veliu… ndërsa nga së largu duket Yuri Kim dhe Olta Xhaçka.

Disa thonë se është “sozia” e Bora Muzhaqit, por këtë ne mund ta themi me siguri se ajo është thjesht e ngjashme me të pasi në të vërtetë bëhet fjalë për një nga vullnetaret amerikane që punon me Hajdarin në ndihmë të familjeve afgane në nevojë.

E reja sforcohet dhe qan edhe për pak çaste derisa protagonisti i filmit indian, që përkon me postin e kryeministrit të Shqipërisë i hedh dorën në shpatulla dhe e përkëdhel lehtë.

Kaq mjafton për kamerën e Ertv. Drama u arrit. Të kalojmë tek shakatë pa kripë. Aktorët zhvendosen në një tjetër skenë, ku ministrja Olta Xhaçka përkëdhel beben 2 muajshe të një çifti afgan. “Oh very sweet”, thotë ministrja ndërsa ambasadorja e çon më tej komedinë. “Të ngjan ty”,-i thotë të ëmës së vajzës në sekondat e fundit të klipit, kur gruaja duket qartësisht që është me maskë kundër Covid19 dhe dallimi i tipareve është i vështirë.

Por për më shumë emocione dhe dramë ndiqni serinë e dytë në ERTV:

(f.g.dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

politike politike bora muzhaqi edi rama mberritja e afganeve olta xhacka strehimi i afganeve ne shqiperi yuri kim bora muzhaqi edi rama mberritja e afganeve olta xhacka strehimi i afganeve ne shqiperi yuri kim

Sondazh

Poll