Politike

Dha dorëheqjen nga mandati, Flutura Açka i del në mbrojtje Mark Markut: Ruani poplat e sulmit për bishën që u vodhi frymë

28 Gusht 2021, 07:15 Nga DOSJA
Dha dorëheqjen nga mandati, Flutura Açka i del në mbrojtje Mark

TIRANË– Deputetja e zgjedhur e Partisë Demokratike në qarkun e Elbasanit,Flutura Açka, i ka dalë në mbrojtje Mark Markut për vendimin që mori për tu dorëhequr nga mandati. Nëpërmjet një shkrimi të bërë në rrjetet sociale, Açka shkruan se i ka ndjekur reagimet në rrjetet sociale dhe media pasi Marku bëri publike dorëheqjen, ndërsa shton se ai është një njeri me integritet që ka bërë një luftë të palodhur opozitare. Accka thotë se sulmi duhet të jetë mbi “Bishën që vodhi vullnetin e shqiptarëve”, referuar indirekt kryeministrit Edi Rama dhe jo tek Marku.

SHKRIMI I PLOTE:

Poplat mbi Markun i ruani për bishën “Nëse unë dhe bota nuk shkojmë mirë, botës i duhet të ndryshojë”, thotë një shprehje që shpesh më ndihmon të pranoj, se kur them një fjalë a bëj një veprim për të cilët jam e bindur se kam të drejtë, t’i shkoj atyre deri në fund. Po e ndjek me trishtim skizmën psikike që po ndodh pas dorëheqjes së Mark Markut dhe nga të dyja anët ka nga ata që i largohen thelbit të pastër të kësaj ikjeje. Nuk është braktisje, është një qëndrim personal, i komentueshëm, por jo i pagjykueshëm, kur është fjala për njerëz me integritet si profesor Marku.

Do ta gjykoja, nëse do të gjeja dikë që t’i afrohej luftës opozitare të palodhur të tij nga jashtë deryrës politike, që do të thotë se ka qenë e drejtë, apolitike dhe e përgjegjshme. Do ta gjykoja po ta kishte lënë në mes fushatën e vështirë të zgjedhjeve, me një kundërshtar të pabesë, të dhunshëm dhe pa principe politike.

Do ta gjykoja po të bënte sikur të mos e dinte se me çfarë dileme politike, morale, ligjore dhe etike hyn Opozita në parlament në shtator. Marku Marku ka integritet mjaftueshëm për vete dhe ata që pësuan skizmë mentale nga ngjarja. Mjaft që të analizojnë me qetësi. Të vetmen gje që gjykoj, është pafatësia jonë prej mungesës së një figure me personalitet të lartë në një front aq të rëndësishëm të luftës opozitare siç është Parlamenti dhe personalisht mungesën e një kolegu të vyer, nga i cili ke çfarë dhe si të mësosh të bësh opozitë. Sa për veten, nuk do ta miratoja aktin e tij, pasi beteja duhet vazhduar, por nuk gjej të drejtë ta këshilloj.

Nuk besoj as ai nesër të tjerët që mendojnë ndryshe prej tij në rrethana të caktuara. Ndaj, të nxituarit, e mësuar t’i gjykojnë veprimet e tjetrëve nga kuti i tyre, është mirë t’i ruajnë poplat e sulmit të tyre për “bishën” e vërtetë, që është në fakt një zogori që vodhi vullnetin e shqiptarëve në zgjedhjet e fundit dhe po ua vjedh shqiptarëve çdo ditë frymën nga pak, e nga shumë.

Mark Marku nuk do të jetë pjesë e Kuvendit të ri, pasi ka hequr dorë nga mandati i deputetit që e fitoi në qarkun e Lezhës. Ai nuk do të marrë pjesë as në mbledhjen e Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike. Këtë e ka bërë të ditur vetë ai përmes një editoriali për gazetën Panorama, ku shkruan se Basha është kryetar i partisë së Berishës e se sipas tij, PD është një parti që po mbron interesat personale të dy liderëve të vet, dhe të një grupi shumë të ngushtë të partisë.

(a.b;f.g/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

politike politike dorehiqet mark marku flutura acka dorehiqet mark marku flutura acka

Sondazh

Poll