Aktualitet

Shtëpinë e ka të pabanueshme, askush nuk vë dorë mbi të! 92-vjeçaren e nxjerrin të afërmit me forcë nga banesa: Thotë

28 Gusht 2021, 16:16 Nga DOSJA
Shtëpinë e ka të pabanueshme, askush nuk vë dorë mbi

DURRËS– Një shtëpi ka pësuar dëme të mëdha dhe është cilësuar i nivelit DS4, por askush nuk vë dorë mbi të. Brenda jeton një 92-vjeçare, e cila kërkon të shohë shtëpinë e rregulluar.

I afërmi ka sjellë pamjet në numrin e “Ti Raporton” në Top Channel duke treguar se gjyshja i thotë se do të vdesë në shtëpinë e saj, ndërsa tregon se e kanë nxjerrë me vështirësi jashtë.

“Kjo është shtëpia e një 92-vjeçareje që nuk i del shpirti pa parë shtëpinë e rregulluar. Me zor e kemi nxjerrë se thotë që do të vdes në shtëpinë time. Ka kaq kohë që e mbajnë me rrena. Kjo është nëna ime, që jeton 100 metra larg bashkisë Durrës, e cilësuar DS4 dhe organet bëjnë një sy qorr e një vesh të shurdhët”, shkroi i afërmi i të moshuarës.

Marrë nga Top Channel

(F.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet shtepia e prishur ne durres shtepia e prishur ne durres

Sondazh

Poll