Aktualitet

EMRAT/ Mjeti humb kontrollin dhe përplaset me murin rrethues të një banese në Lezhë, humb jetën shoferi, plagoset pasagjer

28 Gusht 2021, 15:45 Nga DOSJA
EMRAT/ Mjeti humb kontrollin dhe përplaset me murin rrethues të

LEZHË– Një person ka humbur jetën dhe një tjetër ka mbetur i plagosur si pasojë e një aksidenti automobilistik. Mësohet se ngjarja e rëndë është regjistruar në aksin e vjetër Lezhë-Milot, në fshatin Manati.

Mjeti me drejtues Paulin Gjomarkaj, 38 vjeç ka humbur kontrollin për shkak të shpejtësisë së lartë dhe shtë përplasur me murin rrethues të një banese. Për pasojë, 38-vjeçari ka humbur jetën në vend, ndërsa pasagjeri Nikoll Gjini, 27 vjeç, ka mbetur i plagosur. Ai është dërguar në spital për marrjen e ndihmës së nevojshme mjekësore.

Njoftimi: Në aksin e vjetër Lezhë- Milot, në fshatin Manati , Lezhë, mjeti me drejtues shtetasin P.Gj., 38 vjeç, ka humbur kontrollin e mjetit duke dalë nga rruga dhe është përplasur me bordurën anësore. Si pasojë e përplasjes ka humbur jetën drejtuesi i mjetit dhe ka marrë dëmtime dhe është transportuar në spitalin Rajonal Lezhë shtetasi N.Gj., 27 vjeç, i cili ndodhej pasagjer në këtë mjet.

(f.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet aksident me vdekje në lezhë nikoll gjini paulin gjomarkaj aksident me vdekje në lezhë nikoll gjini paulin gjomarkaj

Sondazh

Poll