Aktualitet

EMRAT/ Organizonin bastet sportive me celular, arrestohen dy të rinj në Durrës, FOTOJA ku shihen të mbështetur pas muri

28 Gusht 2021, 14:24 Nga DOSJA
EMRAT/ Organizonin bastet sportive me celular, arrestohen dy të rinj

DURRËS– Ermal Sfinjari dhe Erandi Malo janë vënë në pranga pasi akuzohen për ushtrim të lotarive të palejuara të basteve sportive në celularët e tyre. Sipas njoftimit të policisë, mësohet se dy të rinjtë, përkatësisht 22 dhe 20 vjeç, banues në Sukth, Durrës janë kapur në flagrancë në një ambient me PlayStation duke organizuar dhe ushtruar aktivitetin e paligjshëm të lotarive të palejuara të basteve sportive. Celularët e tyre janë sekuestruar.

Njoftimi i policisë Durrës

Vijojnë kontrollet nga Policia e Durrësit për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë. Arrestohen në flagrancë 2 shtetas, të cilët nëpërmjet aparateve të tyre celular, organizonin aktivitetin e lotarive të palejuara të basteve sportive. Në vijim të punës për evidentimin dhe ndëshkimin e paligjshmërisë, shërbimet e Komisariatit të Policisë Durrës, kanë goditur një rast të ushtrimit të aktivitetit të lotarive të palejuara, (basteve sportive), në Sukth, Durrës, duke arrestuar në flagrancë shtetasit E. S., 22 vjeç dhe E. M., 20 vjeç, banues në Sukth, Durrës. Këta shtetas, janë kapur në flagrancë nga shërbimet e Policisë, në ambientin (PlayStation), në pronësi të shtetasit A. B., duke organizuar dhe ushtruar aktivitetin e paligjshëm të lotarive të palejuara (baste sportive), nëpërmjet aparateve të tyre celular, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Nga kontrolli i imtësishëm i ushtruar nga shërbimet e Policisë, në ambientet e brendshme ku disponohej informacion se mund të zhvillohej aktivitet i kundraligjshëm i lojrave të fatit nëpërmjet makinetave, çipsave, ruletave e sende të tjera që shërbenin për zhvillimin e këtyre lojrave, nuk është konstatuar asnjë send i tillë, përveç aparatëve celular të sekuestruar, që shërbenin për zhvillimin e aktivitetit të basteve sportive. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.

(F.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet erandi malo ermal sfinjari erandi malo ermal sfinjari

Sondazh

Poll