Aktualitet

EMRAT/ Plagoset me armë zjarri 72-vjeçari në Shkodër! I riu e përplas me makinë pas sherrit për burimin e ujit dhe e qël

28 Gusht 2021, 08:34 Nga DOSJA
EMRAT/ Plagoset me armë zjarri 72-vjeçari në Shkodër! I

SHKODËR- Një 72-vjeçar i identifikuar si Zef Pjetri është paraqitur në spitalin e Shkodrës i plagosur në krah dhe me shenja dhune. I moshuari i cili është banues në Shllak të Shkodrës ka treguar se është qëlluar me armë gjahu nga një 31-vjeçar me emrin Frederik Kola.

Gjithçka ndodhi në orët e para të mëngjesit në fshain Shllak të Shkodrës. Pjetri është konfliktuar me 31-vjeçarin e identifikuar si Frederik Kola për pronësinë e një burimi uji në të njëjtën zonë.

Pas sherrit verbal, Kola ka hiour në makinën e tij dhe ka përplasur qëllimisht me mjet të moshuarin. Duke mos u mjaftuar me këtë gjë, i riu ka marrë dhe çiften dhe e ka qëlluar Pjetrin duke i lënë plagë në krah. I plagosuri ka marrë ndihmën e nevojshme mjekësore dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën, ndërsa 31-vjeçari është vënë në pranga. Arma është sekuestruar.

(a.b;f.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet frederik kola plagosje me arme ne shkoder zef pjetri frederik kola plagosje me arme ne shkoder zef pjetri

Sondazh

Poll