Aktualitet

Ndarja nga jeta e aktivistit shqiptar Gjon Lulgjuraj në SHBA, Meta shpreh ngushëllimet: Është i pazëvëndësueshëm për mb

28 Gusht 2021, 16:13 Nga DOSJA
Ndarja nga jeta e aktivistit shqiptar Gjon Lulgjuraj në SHBA, Meta shpreh

TIRANË -Presidenti i Republikës, Ilir Meta, ditën e sotme ka shprehur ngushëllimet për ndarjen nga jeta të aktivistit dhe veprimtarit shqiptar në SHBA, Gjon Lulgjuraj. 

Përmes një statusi në Facebook ai ka thënë se vdekja e parakohëshme e 69-vjeçarit është një humbje e madhe dhe e pazëvëndësueshme për mbarë komunitetin shqiptaro-amerikan.

Mesazhi i presidentit Ilir Meta:

Me hidhërim mora lajmin për ndarjen e parakohshme nga jeta të z.Gjon Lulgjuraj, personalitet i shquar i komunitetit shqiptar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, kryetar i Organizatës 75-vjeçare shqiptaro-amerikane AANO. Ideator dhe realizues për tre dekada të radio programit të parë në gjuhën shqipe për diasporën shqiptare në Miçigan dhe në Florida, ai spikati si aktivist i palodhur në shërbim të çështjes kombëtare dhe forcimit të lidhjeve shqiptaro-amerikane. Vdekja e parakohshme e Gjon Lulgjurajt, është një humbje e madhe dhe e pazëvendësueshme  jo vetëm për familjen e tij, por edhe për mbarë komunitetin shqiptaro-amerikan, të cilëve ju shpreh ngushëllimet më të thella. Personalitete si Gjon Lulgjuraj, me punën, kontributin dhe veprën e tyre jetësore, i kanë bërë dhe i bëjnë nder kombit tonë. I paharruar kujtimi dhe të prehet në paqe!

(e.k/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet gjon lulgjuraj ilir meta gjon lulgjuraj ilir meta

Sondazh

Poll