Aktualitet

Zbardhet plagosja në Shkodër! Prangoset 31-vjeçari, Frederik Kola e përplasi fillimisht me makinë të moshuarin, më pas e

28 Gusht 2021, 15:00 Nga DOSJA
Zbardhet plagosja në Shkodër! Prangoset 31-vjeçari, Frederik

SHKODËR– Është zbardhur plagosja e 72-vjeçarit Zef Pjetri në Shkodër. Me anë të një njoftimi zyrtar, Policia e Shkodrës ka bërë me dije se ka vënë në pranga 31-vjeçari Frederik Kola, i cili është autori i ngjarjes. Mësohet se fillimisht Kola dhe Pjetri janë zënë për pronësinë e një burimi uji në fshatin Shllak të Shkodrës.

Më pas, Kola ka marrë makinën dhe e ka përplasur Pjetrin duke e lënë të plagosur. Por, 31-vjeçari nuk është ndalur me kaq. Ai ka nxjerrë çiften dhe ka qëlluar në drejtim të 72-vjeçarit. Ky i fundit është paraqitur në spitalin e Shkodrës për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Arma është sekuestruar.

Njoftimi i policisë: Arrestohet në flagrancë shtetasi Frederik Kola si i dyshuari i plagosjes së 72 vjeçarit. Shkodër. Zbardhet ngjarja e ndodhur mëngjesin e sotëm, ku mbeti i plagosur me armë gjahu shtetasi Z.P., i cili ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën. Falë veprimeve të shpejta e profesionale, të kryera nga strukturat hetimore të DVP Shkodër, u bë e mundur identifikimi, kapja dhe arrestimi i autorit të dyshuar. Vihet në pranga 31-vjeçari, autori i dyshuar i plagosjes me armë gjahu. Në vijim të veprime të kryera nga strukturat hetimore të DVP Shkodër, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Shkodër dhe Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Shkodër, u bë e mundur zbardhja e ngjarjes, identifikimi, lokalizimi, kapja dhe arrestimi i shtetasit F. K., 31 vjeç, lindur në Shllak dhe banues në fshatin Hot i Ri, Njësia Administrative Rrethina, Bashkia Shkoder.

Ky shtetas dyshohet se mëngjesin e sotëm, në fashtin Hot i Ri, ka përplasur me automjet shtetasin Z. P., 72 vjeç dhe më pas e ka plagosur me armë gjahu çifte. Nga veprimet e para hetimore, dyshohet se ngjarja ka ndodhur për shkak të një konflikti pronësie, për një burim uji në fshatin Shllak. Në momentin e arrestimit, shërbimet e Policisë, kanë gjetur dhe sekuestruar dhe armën e gjahut të cilën e kishte me leje dhe dyshohet se me të ka kryer plagosjen e 72-vjeçarit. Materialet iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Shkodër, për veprime të mëtejshme për veprën penale “Plagosje e rëndë me dashje”.

(F.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet frederik kola plagosje me arme ne shkoder zef pjetri frederik kola plagosje me arme ne shkoder zef pjetri

Sondazh

Poll