Aktualitet

Me çantë shpine dhe kapele, personi që ekzekutoi Sokol Çelajn në Shkodër nuk donte të linte dëshmitarë, qëlloi për ta

28 Gusht 2021, 13:22 Nga DOSJA
Me çantë shpine dhe kapele, personi që ekzekutoi Sokol

SHKODËR– Personi që ekzekutoi ish-policin Sokol Çela në Shkodër qëlloi me breshëri për të mos lënë dëshmitarë dhe e dinte që shënjestra ndodhej bashkë me gruan në mjet. Gazetari ErgyS Kavaja raporton për Report TV se një ekspert i grupit hetimor ka treguar se qëllimi i tij ka qenë t’i vriste të dy.

“Vrasësi i ka ruajtur, ai ka qenë në dijeni që në makinë Çelaj ndodhej me gruan. Ndaj ka qëlluar me breshëri për të mos lenë dëshmitarë pas,”- tregon eksperti i kryerjes së vendit të ngjarjes.

Në vendin e ngjarjes janë gjetur 10 gëzhoja, ndërsa në trupin e 59-vjeçarit janë gjetur plagë të shkaktuara nga katër plumba. Ndenjësja e makinës ishte shpuar me dy plumba, ndërsa gruaja e ish-polici ka shpëtuar pasi është ulur poshtë në makinë sapo i shoqi bërtiti kur pa se atentatorët u kishin prerë rrugën.

Nga ana tjetër grupi hetimor ka siguruar dëshmi të banorëve për një burrë të panjohur i cili ka lëvizur gjatë ditët e fundit në fshatin e Reç. Në rrugën e kryesore ai ka pyetur se si dilet më shkurt në Pyllin e Gështenjave, i cili ndodhet 2 orë larg nga qendra. Dëshmitari u tha njerëzve të policisë se ai mbante një çantë shpine, dhe kapele.

“Mund të ketë qenë vrasës i paguar, që ka qarkulluar në fshat për të njohur mirë zonën,”- thotë më tej zyrtari i policisë.

59-vjecari, një ish i dënuar për vrasje aksidentale të kolegut në vitet 1989, ishte kthyer nga Anglia më 18 gusht dhe do të largohej një ditë pasi u vra. Shumë persona janë shoqëruar në polici pas krimit, por ende nuk ka një të arrestuar.

(f.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet sokol celaj vritet sokol çelaj sokol celaj vritet sokol çelaj

Sondazh

Poll