Sport

Haaland nxjerr nga telashet Borussia Dortmund, sulmuesi i jep fitoren në frymën e fundit në ndeshjen ndaj Hoffenhaim

27 Gusht 2021, 21:13 Nga DOSJA
Haaland nxjerr nga telashet Borussia Dortmund, sulmuesi i jep fitoren në

GJERMANI– Borussia Dortmund rikthehet te fitorja në Bundesligën gjermane dhe këtë e bën në frymën e fundit. Protagonisti i ndeshjes ishte Erling Haaland që shënoi golin me vlerë tre pikë në suksesin 3-2 ndaj Hoffenhaim.

Në pjesën e parë nuk u shënua asnjë gol, ndërsa në të dytën, do të ishin verdhezinjtë që në minutën e 49′ do të kalonin në avantazh me anë të mesfushorit Reyna.

Miqtë u kundërpërgjigjën me anë të Baumgartner, duke rikthyer baraspeshën, por në të 69’-ën ishte talenti anglez Jude Bellingham, që pas asistit në golin e parë, këtë herë shënoi vetë, duke rikthyer në avantazh Dortmundin.Dabbur barazoi ndeshjen në minutën e 90’, por vetëm për pak sekonda, Haaland shënoi golin e tretë të takimit.

E.Ç (Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

sport sport borussia dortmund bundesliga haaland borussia dortmund bundesliga haaland

Sondazh

Poll