Sport

Numri 7 është i zënë te Manchester United, Ronaldo rikthehet pas në kohë, zbulohet fanella që do të…

27 Gusht 2021, 21:04 Nga DOSJA
Numri 7 është i zënë te Manchester United, Ronaldo rikthehet

ANGLI-Cristiano Ronaldo u rikthye te Manchester United pas 12 vitesh mungesë. Sulmuesi portugez luajti për 6 sezone me “Djajtë e Kuq” dhe fitoi gjithçka si në aspektin personal, ashtu edhe në atë ekipor.

Sulmuesi bëri emër duke mbajtur numrin 7 mbi shpinë, por pas kaq vitesh gjërat kanë ndryshuar shumë te Manchester United. Aktualisht numri që e ka shoqëruar gjatë gjithë karrierës lojtarin portugez, mbahet nga sulmuesi Edinson Cavani.

Kështu, në Angli që tani ngrihen hipoteza se numri i tij i ardhshëm do të jetë ai 28, që ka mbajtur në vitet e tij të para te Sporting Lisbonë. Një lëvizje e ngjashme me Lionel Messin i cili zgjodhi 30-ën meqë fanella me numrin 10 ishte e zënë nga Neymar.

E.Ç (Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

sport sport manchester united ronaldo manchester united ronaldo

Sondazh

Poll