Sport

VIDEO/ Dëshirë dhe karakter! Inter përmbys Veronën në pjesën e dytë, Correa shkëlqen në debutim me dy gola

27 Gusht 2021, 20:50 Nga DOSJA
VIDEO/ Dëshirë dhe karakter! Inter përmbys Veronën në

ITALI– Inter tregon dëshirë dhe karakter. Në javën e dytë të Serie A, skuadra zikaltër ia doli të fitojë me përmbysje ndaj Veronës me shifrat 1-3.

Në pjesën e parë skuadra e Simone Inzaghit zhgënjeu si në lojë ashtu edhe në rezultat. Në minutën e 15′ një gabim i Handanovic në zonë bëri që Verona të kalonte në avantazh me anë të Ilic. Inter u mundua të rikthehej rivalizues, por gjithçka ndodhi në pjesën e dytë.

Lautaro Martinez barazoi shifrat në minutën e 47′ pas asistit të dhënë nga Dzeko. Goli bëri me krahë zikaltërit që shënuan dy herë. Correa, futbollisti që vetëm dje u transferua te Inter shënoi dy herë në minutat 83′ dhe 94′.

E.Ç (Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

sport sport correa inter verona correa inter verona

Sondazh

Poll