Sport

Ronaldo përshëndetet me Juven, portugezi ua lë fjalët rrjeteve sociale: Dhashë zemrën dhe shpirtin tim, mbetem njëri prej

27 Gusht 2021, 17:41 Nga DOSJA
Ronaldo përshëndetet me Juven, portugezi ua lë fjalët

TORINO-Tani është zyrtare, Cristiano Ronaldo është një futbollist i ri i Manchester United. Pas tre sezonesh, portugezi përshëndet Juventusin dhe e bën këtë përmes rrjetit të tij social. Ylli portugez nënvizon se me bardhezinjtë arritën gjëra të mëdha, por jo të gjitha ato që deshën.

POSTIMI I CRISTIANO RONALDO-s
“Sot largohem nga një klub i mahnitshëm, më i madhi në Itali dhe me siguri një nga më të mëdhenjtë në të gjithë Europën. Kam dhënë zemrën dhe shpirtin për Juventusin dhe gjithmonë do ta dua qytetin e Torinos deri në ditët e mia të fundit.

Tifozët bardhezi më respektonin gjithmonë dhe u mundova ta meritoj atë respekt duke luftuar për ta në çdo ndeshje, çdo sezon, çdo kompeticion. Në fund, të gjithë mund të shikojmë pas dhe të kuptojmë se arritëm gjëra të mëdha, jo të gjitha ato që deshëm, por gjithsesi, kemi shkruar një histori mjaft të bukur së bashku.

“Juve, një histori e një dashurie të madhe,

e bardha që përqafon të zezën,

kori që ngrihet vërtet në këmbë,

Juve, përgjithmonë para…”

Unë do të jem gjithmonë një prej jush. Ju tani jeni pjesë e historisë sime, pasi e ndjej se jam pjesë e juaja. Itali, Juve, Torino, tifozë bardhezinj; do të jeni gjithmonë në zemrën time”.

 

 

 

A post shared by Cristiano Ronaldo (@cristiano)

E.Ç (Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

sport sport juventus ronaldo juventus ronaldo

Sondazh

Poll