Sport

“Kishte një veshje të tmerrshme,talleshim për…”/ Ish-futbollisti kujton ditën e parë të Ronaldos te Man.United: Mard

27 Gusht 2021, 16:42 Nga DOSJA
“Kishte një veshje të tmerrshme,talleshim

ANGLI-Cristiano Ronaldo mbërriti për herë të parë në Angli më datë 12 gusht të vitit 2003 duke firmosur për Manchester United.Eddie Johnson, ish-futbollist, kujtoi disa kohë më parë në podcast “The Broken Metatarsal” periudhën e parë të pesë herë fituesit të “Topit të Artë”.Veshja e tij, sherri me një nga yjet e ekipit dhe mardhënia e ngushtë me Ferguson, Cristiano tani është bërë… Ronaldo.

FILLIMET -“Ai u shfaq në hyrje të Carrington dhe mbaj mend që e pashë dhe mendova” kush është ky fëmijë?” Ishte veshur tmerrshëm me xhinse të ngushta. Dikush më tha se ishte Ronaldo, futbollist i ri, dhe pastaj shkuam të stërviteshim. Unë isha ende shumë i ri, por isha duke stërvitur me ekipin e parë dhe zhvilluam një ndeshje 5 kundër 2 dhe ai menjëherë bëri një tunel ndaj një futbollisti.E hutoi aq shumë sa ai ngriu në vend. Ne të gjithë shikuam njëri -tjetrin dhe menduam “çfarë lojtari” dhe që atëherë e tutje kishim shumë pritshmëri për të.”

RUUD – Por jo të gjithë ishin të çmendur për të. Për disa, mënyra e lojës së Cristianos nuk ishte e drejtë. “Ne të gjithë e dinim se ai ishte një talent, se ai ishte në gjendje të ndryshonte një ndeshje dhe se ishte i bukur për t’u parë, por Ruud van Nistelrooy ishte i acaruar me të. Ai lëvizte shumë në zonën e sulmit, por Ronaldo e kishte mendjen të driblonte mbrojtësit tre ose katër herë. Në dhomat e zhveshjes pati përplasje, por më pas gjithçka u qetësua.Ruud ishte mësuar me Beckham ose Giggs që asistonin për të.”

SIR ALEX – Sekreti i shpërthimit CR7, megjithatë, është marrëdhënia me Sir Alex Ferguson. Edhe sot, skocezi është si një baba për Cristianon. “Ferguson ishte një baba për të, sepse Ronaldo kishte probleme me babanë e tij, i cili më pas vdiq kur ishte ende i ri. Kështu që unë mendoj se trajnerin e mori atë rol dhe kjo është një nga arsyet kryesore pse ai arriti të fitojë. Ne e ngacmonim shpesh, ‘ja ku është babi, ose nëse kishte ndonjë problem shko dhe tregoja babit’. Tani, portugezi do ta gjejë veten duke punuar me një ish -shok skuadre si Solskjaer.

E.Ç (Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

sport sport manchester united ronaldo manchester united ronaldo

Sondazh

Poll