Sport

Allegri nuk përmbahet në konferencën për shtyp, ja si e komenton largimin e Ronaldos

27 Gusht 2021, 16:55 Nga DOSJA
Allegri nuk përmbahet në konferencën për shtyp, ja si e

ITALI-Pas barazimit me Udinezen, Juventus kërkon pikët e plota në javën e dytë të kampionatit kundër Empolit. Megjithatë në konferencën për shtyp të trajnerit, Masimilliano Allegri e gjithë vëmendja u përqëndrua te situata e Cristiano Ronaldos që u largua nga klubi torinez pas tre sezonesh.

RONALDO-“Duke folur me të dje, ai më tha se nuk ka ndërmend të qëndrojë, nuk u stërvit me skuadrën dhe udhëtoi direkt për në Angli.Jeta vazhdon ashtu siç është zakonisht. Te Juventus kanë kaluar shumë kampionë të mëdhenj si Sivori, Platini, Del Piero, Buffon, por Juventus mbetet dhe kjo është gjëja me e rëndësishme.”

EMPOLI-“Tani le të mendojmë për ndeshjen e nesërme, do të duhet të bëjmë një paraqitje të mirë për të fituar tre pikët e para. Për ne është gjëja më e rëndësishme, do të na duhet një ndeshje perfekte për të arritur te fitorja”.

E.Ç (Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

sport sport allegri ronaldo allegri ronaldo

Sondazh

Poll